Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Qeveria ul gjobat për biznesin, zbardhen të plota penalitetet e reja

Qeveria zyrtarizoi dje vendimin për uljen e gjobave për biznesin në rastet kur nuk lëshon kuponin tatimor, nuk përdor kasën fiskale apo nuk deklaron punonjësit.

Qeveria miratoi dje projekligjin me uljen me 10 herë të gjobave ndaj biznesit të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

E përditëshmja “Panorama” ka botuar të plotë ligjin e miratuar nga qeveria dhe tabelën me ndryshimet nga varianti fillestar. Ndryshimet sjellin edhe kategorizim të gjobave, për biznesin me TVSH dhe biznesin e vogël.

Nëse për të gjithë biznesin, në rast se deklarata tatimore nuk dorëzohej në afat, gjoba që duhej të paguhej ishte me vlerë 10 mijë lekë.

Në projektligj gjoba për biznesin e vogël do të jetë 5 mijë lekë, kurse për biznesin e madh ka mbetur e pandryshuar.

Drafti i procedurave tatimore u miratua nga qeveria pas konsultimeve që i është bërë me sipërmarrjen, duke reflektuar kërkesat e Dhomave të Tregtisë dhe shoqatave të biznesit.

Në projekligj parashikohet për herë të parë ngritja e Komisionit të apelimit të gjobave, në përbërje me 9 anëtarë, që hyn në fuqi më 1 janar të 2017-s.

Ministria e Financave ka sjellë ndryshime edhe në procedurat e kontrollit të biznesit.

GJOBAT
Pas vendimit të Gjykatës për rrëzimin e nenit 119, ku parashikonte se në rast se biznesi nuk deklaron punonjësit, vendoset gjobë prej 500 mijë lekësh, drafti i ri ul deri në 50 mijë lekë këtë penalitet.

Konkretisht në projektligj ky penalitet është rishikuar dhe gjoba reduktohet në 200 mijë lekë për biznesin e madh dhe 50 mijë lekë për biznesin e vogël.

Gjoba 500 mijë lekëshe për mosafishimin e çmimeve nga biznesi e shfuqizuar në Gjykatë, me ligjin e ri do të jetë 100 mijë lekë për biznesin e madh dhe 50 mijë lekë për biznesin e vogël.

Penaliteti për moslëshimin e kuponit tatimor në vlerën 500 mijë lekë, i shfuqizuar nga Kushtetuesja me ligjin e ri, dënimi do të jetë 50 mijë lekë.

Edhe për supergjobën e shfuqizuar prej 10 milionë lekësh për biznesin që shet mallra me shumicë apo mban edhe në ruajtje pa dokumente tatimore, është vendosur heqja e dënimit me konfiskim, kërkohet dokumentimi i mallit dhe i ndryshohet përgjegjësia tatimpaguesit që është konstatuar në shkelje.

Tatimpaguesi i Tatimit të Thjeshtuar të Fitimit, që nuk është regjistruar për TVSH-në, menjëherë në momentin e konstatimit i ndryshohet përgjegjësia tatimore duke kaluar si tatimpagues i TVSH-së, por pa e gjobitur. Ligji i ri parashikon procedura të reja që do të zbatojnë tatimet për të kontrolluar biznesin.

Tashmë njoftimi i kontrollit tatimor i dërgohet tatimpaguesit të paktën 30 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të kontrollit tatimor të shkruar në të, përveç kur kontrolli kryhet si rezultat i kërkesës së tatimpaguesit për rimbursim tatimor.

Në rastin e kryerjes së vizitave fiskale, të cilat janë kontrolle të shkurtra të kryera gjatë një periudhe të shkurtër kohore për të verifikuar saktësinë e deklaratave dhe pagesave, si rregull vetëm për një periudhë të caktuar tatimore dhe vetëm për një lloj tatimi, njoftimi i vizitës fiskale i dërgohet tatimpaguesit të paktën 10 ditë përpara datës së fillimit të vizitës fiskale.

Përditësuar me 22 Sht 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin