Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Qeveria rrit taksėn pėr liēensimin e karburanteve, fatura bie mbi qytetarėt

Karburantet qė funksionojnė nė territorin e Bashkisė sė Tiranės do tė paguajnė 30-fish mė shumė pėr tarifėn e riliēensimit.

Pėr karburantet qė ushtrojnė aktivitetin jashtė territorit tė kryeqytetit, tarifa e rilicensimit do tė rritet 10 herė mė shumė.

Kėrkesa pėr rritjen e kėsaj takse ka ardhur nga pushteti vendor, por nisma ligjore ėshtė propozuar nga Ministria e Energjisė dhe Industrisė.

Kėshilli i Ministrave e miratoi kėtė vendim. Tani, pikat e karburantit nė kryeqytet janė tė detyruara qė tė paguajnė 3 milion lekė tė rinjė si tarifė pėr rinovimin e licencės. 1 milion lekė tė reja do tė jetė tarifa pėr karburantet jashtė zonės sė kryeqytetit.

Njė vit mė parė, Gjykata Kushtetuese rrėzoi njė vendim tė ngjashėm tė qeverisė, i cili bėnte tarifėn 5 milion lekė tė reja pėr karburantet nė Tiranė, dhe 3 pėr ato nė rrethe.

Shoqata e Hidrokarbureve kishte kėrcėnuar njė muaj mė parė qeverinė, se nėse merrej njė vendim i tillė do tė ndėrpriste furnizimin me naftė dhe benzinė nė formė proteste.

Por Shoqata e Hidrokarbureve duket se ėshtė tėrhequr nga kėrcėnimi i mėparshėm.

Ajo ka vendosur tė mos e ankimojė kėtė vendim nė Gjykatėn Kushtetuese. Pėr kėtė shoqatė njė rritje e tillė ėshtė e paargumentuar.

Nėse nisma nuk do tė ankimohet, kostot qė do tė vijnė palė me kėtė vendim do tė transferohen tek ēmimi pėr qytetarėt.

Me hyrjen nė fuqi, ēmimi do tė rritet mesatarisht me 6 lekė pėr litėr.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!