Llogaria ime
AOL Portal Lajme
PS mban kongresin elektoral/ Rama: Parlamenti i ri zgjat 4 vjet, do doja PD pėrballė

Partia Socialiste mbledh Kongresin elektoral pėr tė prezantuar programin elektoral me tė cilėn konkuron pėr tė fituar zgjedhjet e 18 qershorit.

“Bėra gjithsa munda, por jo gjithsa doja, por shumė mbetet ende pėr tė bėrė dhe ne mund ta bėjmė e do ta bėjmė”.

Kėshtu e nisi kryetari i PS-se fjalen e tij nė kongresin elektoral tė zgjedhjeve tė 18 qershorit.

Rama falenderoi Namik Dokle Valentina Leska, Arta Dade, tre socialistė tė vjetėr qė nuk janė mė nė listat e kandidatėve.

Mė pa kryeministri u tha socialistėve nė Kongres se kishte dėshiruar tė kishte pėrballė PD nė zgjedhjet e 18 Qershorit dhe se bėri gjithēka kishte nė dorė qė ta fuste PD nė zgjedhje, por nuk mundi.

Pėr tė gjithė ata qė kujtojnė se parlamenti i ardhshėm nuk do tė zgjasė, kryeministri tha se gabojnė duke pėrshkruar qeverisjen e ardhshme, kur PS do tė mbajė atė qė e quajti njė peshė kolosale mbi supe.

“Do dėgjoni shumė kėto kohė, do tė dėgjoni se s’kanė kuptim zgjedhjet, se ska garė, se zgjedhjet janė tė fituara, se parlamenti i ri do ta ketė jetėn tė shkurtėr se PD do jetė jashtė. Sot qė PD ka ikur ka mė shumė nevojė se kurrė pėr tė plazmuar njė unitet tė ri, njė unitet nėn flamurin kuqezi, me shtet pėr tė gjithė, me punė pėr tė gjithė.

Kushdo qė mendon se parlamenti i ri do e ketė jetėn e shkurtėr se PD do jetė jashtė, gabon. Se opozita ėshtė nevojė e lirisė dhe partitė janė oferta. Jetėgjatėsia e parlamentit tė ri do varet vetėm nga ne.

PS duhet tė mishėrojė ambicien e prindėrve pėr fėmijėt, nėse ne bėhemi shėmbėlltyra e prindėrit pėr fėmijėt e vet ne do ta ēojmė mė shpejt, mė fuqishėm Shqipėrinė aty ku e kanė ėndėrruar baballarėt e kėtij kombi, prandaj gara qė sapo ka filluar ėshtė gara mė e vėshtirė qė kur unė jam nė krye tė saj.

Dhe me kėtė rast pėrshėndes Fatos Nanon se ne jo vetėm do jemi forca mė e madhe parlamentare, por do kemi njė peshė kolosale mė tė madhe nė 27 vjetn se ne nuk vijmė pėr vete por pėr tė bėrė bashkė ndryshimin e madh.

Mė tej Rama ka folur edhe pėr zgjedhjet e bėra sė fundmi nga Partia Demokratike, e cila sipas tij, duke rėnė pre e frikės nga drejtėsia po shkon “nė drejtim tė paditur”.

“Partia qė lindi 27 vjet mė parė me aspiratėn “Shqipėrinė si gjithė Europa”, sot ka ikur nė drejtim tė paditur. Ka vendosur tė dalė nga zgjedhjet e udhėhequr nga frika, njė frikė e madhe, mė e madhe se njė kope lepujsh, qė varen nga drejtėsia. E mbyllur nė njė bunker plastmasi, prej nga i ka shpallur luftė me mullinjtė e erės tė gjithėve, Shqipėrisė, BE-sė, Amerikės”, ka thėnė Rama.

Dhe drejtėsia ėshtė sipas tij arsyeja pėrse PD nuk do zgjedhje. “Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vettingun, nuk duan vettingun sepse nuk duan drejtėsinė dhe nuk duan drejtėsinė sepse kanė frikė. Dhe kėtė e dinė mirė, pa votuar vettingun nuk i dalin dot pėrpara asnjė shqiptari pėr t’i kėrkuar votėn. Ndaj duan tė hedhin nė erė zgjedhjet, edhe me ēmimin pėr tė hedhur nė erė Shqipėrinė, siē bėnė 20 vjet mė parė”, ka shtuar Rama.

Ai ka paralajmėruar se Parlamenti i ri do tė nisė punėn menjėherė mė zhbllokimin e vettingut.

Arben Ahmetaj premton edhe 220 mijė vende tė tjera pune

Nė Kongresin e Partisė Socialiste qė ėshtė mbledhur nė Durrės, socialistėt po tregojnė ēfarė bėnė 4 vitet e shkuara dhe se ēfarė do tė bėjnė nė mandatin e ardhshėm. Ra nė sy deklarata e Arben Ahmetajt, nga foltorja e Kongresit tė PS, qė premtoi edhe 220 mijė vende tė reja pune nė mandatin e dytė qeverisės.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!