Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Protesta e opozitës, angazhohen 2 mijë policë

Protesta e opozitës paraditen e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të angazhojë një numër të lartë punonjësish policie, të cilët pritet të sigurojnë mbarvajtjen e tubimit.

Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.

Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.

Për të ulur tensionet, kordonët me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.

Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangen e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.

Por policia ka marrë masa edhe për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT , të cilët do të zhvillojnë tubimin e tyre 2 orë para protestës së opozitës dhe në një internerar tjetër, duke shmangur kalimin para çadrës para kryeministrisë.

Në një takim që pati të enjten me shefat e rinj të komisariateve të kryeqytetit drejtori i ri i policisë së Tiranës, Ardi Veliu u ka kërkuar atyre ti lihet porosi e veçantë të gjithë punonjësve të policisë që të tregohen të kujdesshëm dhe mos bien pre e situatave apo provokimeve të mundshme nga protestuesit.

Përditësuar me 12 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin