Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Pranga në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, arrestohen petagogë e studentë

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Shkodrës ka çuar në arrestimin e disa petagogëve me role drejtuese dhe studentëve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Sipas prokurorisë, këta shtetas nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro për provim.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet pas sinjalizimit nga Policia dhe më pas ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e nëntë personave, dy pedagogë dhe tre shtetas që luanin rolin e sekserit.

Të ndaluarit janë zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Rokin Dabërdaku dhe pedagogu Simon Lufi, gjithashtu shef i Departamentit të Historisë. Që të dy pedagogët akuzohen për korrupsion pasiv.

Ndërkohë me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” janë ndaluar Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, që prokuroria thotë se luanin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogë.

Ndërkohë, për korrupsion pasiv janë ndaluar Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj.

Prokuroria e Shkodrës thotë se këta persona bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm.

Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

Përditësuar me 21 Nen 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin