Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Pėrgjaket e djela e palmave nė Egjipt, 30 tė vdekur pas sulmit nė dy Kisha

Dy shpėrthime kanė pėrgjakur tė Dielėn e Palmave nė Egjipt, njė prej ditėve mė tė shenjta tė kalendarit tė krishterė qė paraprin Pashkėt.

Shpėrthimi i parė ndodhi nė njė kishe koptike tė qytetit tė Tantas, ku tė paktėn 25 persona u vranė e rreth 70 tė tjerė u plagosėn.

Autoritetet dyshojnė se bėhet fjalė pėr njė shpėrthim tė telekomanduar dhe bomba mund tė ketė qenė e vendosur poshtė njė stoli.

Megjithatė, nuk pėrjashtohet as mundėsia e njė sulmi kamikaz. Nė kishė gjendeshin rreth 2 mijė besimtarė.

Njė orė pas shpėrthimit, policia arrestoi 2 persona qė dyshohen se janė tė pėrfshirė nė sulm.

Pak orė mė vonė, njė shpėrthim i dytė ndodhi nė njė tjetėr kishė nė Aleksandri, ku, sipas tė dhėnave paraparake, kanė humbur jetėn tė paktėn 11 vetė e shumė tė tjerė janė plagosur.

Atje po mbahej njė meshė nga Papa Tawadros i dytė, kreu i Kishės Koptike, i cili nuk ka pėsuar lėndime.

Komuniteti i krishterė nė Egjipt ka qenė shpesh shėnjestėr e sulmeve nga militatėt islamikė vitet e fundit. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, 25 vetė humbėn jetėn kur njė bombė shpėrtheu gjatė njė shėrbese nė Katedralen Koptike nė Kairo.

Egjipti ka pėrjetuar njė valė sulmesh nga militantėt islamikė qė prej vitit 2013, kur ushtria rrėzoi nga pushteti presidentin Mohammed Morsi, i pari udhėheqės i zgjedhur nga populli i cili vinte nga radhėt e “Vėllazėrisė Myslimane”, e mė pas ndėrmori njė nismė spastrimi ndaj militantėve islamikė.

Disa prej mbėshtetėsve tė Morsit fajėsojnė tė krishterėt se mbėshtetėn puēin ushtarak. Shpėrthimi i sė dielės ka ndodhur teksa tė krishterėt koptikė festonin “Tė dielėn e Palmave”, njė prej ditėve tė shenjta nė kalendarin e krishterė, qė shėnon hyrjen triumfatore tė Jezus Krishtit nė Jeruzalem.

Ngjarja shėnohet vetėm pak javė pėrpara se Papa Franēesku tė vizitojė egjiptin, si dhe tė takohet me pėrfaqėsues tė minoritetit tė krishterė egjiptian, qė pėrbėn rreth 10 pėr qind tė popullsisė sė Egjiptit.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!