Llogaria ime
AOL Portal Lajme
PD nė zgjedhje? Zyrtari i lartė amerikan zbarkon nė Tiranė

Edhe pse duket qe tani nuk ka me asnje shprese qe PD te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te muajit qershor, faktori nderkombetar eshte ende ne levizje per te arritur te bindin PD-ne qe te futet ne zgjedhje.

Pas angazhimit te Brukselit, javën që vjen në Tiranë pritet te mberrije zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, thane burimet e “Panorama”.

Ky i fundit sipas burimeve, do te zhvilloje takime me liderët kryesore politike, ne perpjekjen per arritjen e nje marrëveshje mes opozitës dhe mazhorances.

Mësohet se zëvendës ndihmës sekretarit i shtetit do te takoje kryeministrin Rama, presidentin e zgjedhur Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Kjo vizite vjen pas dështimit te negociatorit te Partisë Popullore Europiane David Mcallister.

Ndersa diten e sotme, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i angazhuar personalisht për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri, ka diskutuar me senatorin amerikan John McCain.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë eurodeputeti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Pata një bisedë konstruktive me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Fleckenstein në profilin e tij.

Lu ne zyren e Bashes

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim 30 minutësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Takimi u mbajt në selinë e PD-së.

Ky takim vjen në një moment ku vendi po përjeton një situatë krize politike. Opozita ngul këmbë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Nderkohe, kete te hene vjen ne Tirane zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Ky i fundit sipas burimeve, do te zhvilloje takime me liderët kryesore politike, ne perpjekjen per arritjen e nje marrëveshje mes opozitës dhe mazhorances.

Mësohet se zëvendës ndihmës sekretarit i shtetit do te takoje kryeministrin Rama, presidentin e zgjedhur Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!