Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Papa apel SHBA-së dhe Koresë: Po luani me fatet e njerëzimi !

Papa Françesku ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndërmjetësojë një zgjidhje diplomatike të tensionit në rritje mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së.

Papa paralajmëroi se kriza mund të çojë në nisjen e një lufte katastrofike ku një pjesë e mirë e njerëzimit do të shkatërrohet.

Duke folur me gazetarët në avionin e tij, teksa la Egjiptin ku ndodhej për vizite, Papa tha se në botë ka shumë negociatorë.

“Ka ndërmjetës që kanë treguar gatishmërinë, si Norvegjia për shembull. Situata është bërë shumë e nxehtë. Rruga e negociatave dhe e zgjidhjes diplomatike është rruga e duhur.”

Komentet e Papës erdhën disa orë pasi Koreja e Veriut testoi një tjetër raketë balistike. Megjithëse prova dështoi dhe raketa u shkatërrua pak pasi u lëshua. Ekspertët vlerësojnë se dështime të tilla janë normale kur testohen raketa të reja.

Ndërkohë të njëjtën gjatësi vale me Papa Franceskun për sa i përket kujdesit, ka qenë edhe një politikan si presidenti i Filipineve, Eduardo Duterte.

Duterte i ka bërë thirrje presidentit Trump të ketë kujdes me sjelljen e Kim Yong Un, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me dikë me raketa ndër duar.

“Kjo, jo si shenjë dorëzimi, por për të shmangur rrezikun e një holokausti bërthamor që mund të përfshijë të gjithë Azinë”, ka thënë Duterte.

Duke folur në përfundim të samitit vjetor të vendeve aziatike, Duterte ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, si një fuqi e madhe botërore, duhet të tregohen “të kujdesshëm dhe të duruar” e jo të bien pre e provokimeve të liderit koreano-verior.

“Sepse këtu po luajmë me dikë që i pëlqen të lëshojë raketa”, ka thënë Duterte, i cili ka shtuar se së shpejti ka në plan një bisedë telefonike me Trump.

Situata mbetet mjaft e tensionuar pranë gadishullit korean ku ka manovra ushtarake si në veri edhe në jug.

Përditësuar me 30 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin