Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Pakti Rama-Basha, ja emrat e zyrtarëve që largohen nga postet drejtuese

Pakti Rama-Basha prek 6 ministra dhe një sërë drejtorësh dhe kryetarësh institucionesh.

Tashmë ai pakt është bërë zyrtar dhe partitë do të shkojnë në zgjedhje pa koalicione me një qeveri “besimi”.

Po cilët janë emrat e zyrtarëve që largohen? I pari është Niko Peleshi. Zv/kryeministri largohet nga posti për t’ia lënë vendin një figure të PD-së.

Gjithashtu, largohet edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ministra të tjerë që largohen janë Lindita Nikolla e Arsimit, Manasterliu e Shëndetësisë, Xhaçka e Mirqënies Sociale, Ahmetaj i Financave dhe Vasili i Drejtësisë.

Po ashtu, largohet edhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, drejtori i Aluiznit, Artan Lame, Ilirjan Muho i Hipotekës, dhe Niklovan Kopani, drejtor i Burgjeve.

Po ashtu nga pakti preket edhe Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Suela Popa.

Përveç tyre, pritet që të largohen edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe ai i KQZ-së, Denar Biba.

Përditësuar me 18 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin