Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Opozita në shesh për ''Republikën e Re'', policia ndalon marinsin amerikan dhe 20 protestues

Mijëra protestues janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë në protestën e cilësuar nga opozita si dita kur do të nisë ngritja e Republikës së Re.

Protesta zhvillohet pas 84 ditë qëndresë në çadrën e vendosur para kryeministrisë dhe që e quajnë “çadra e lirisë”

Kryetari i PD-se ndodhet me familjen e tij, bashkëshorten e dy vajzat, ndërsa forcat e policisë kanë krijuar kordon policor para kryeministrisë.

Gjithashtu janë vendosur dhe pengessa hekuri.

Antiterrori ndalon mbi 20 persona

Mbi 20 persona me prirje radikale janë ndaluar nga antiterrori. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se ata janë shoqëruar në polici një natë më parë, si një prej masave për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Mësohet se këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije ende, do qëndrojnë nëpër rajone të policisë deri në përfundim të protestës, e cila nisi në orën 12:00.

Më herët gjatë ditës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako zhvilloi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Takimi mësohet se kishte lidhje me protestën e sotme.

Ndalohet marinsi amerikan

Bashkë me mbi 20 persona me precedentë penalë apo me prirje radikale të ndaluar nga policia në prag të protestës së opozitës, është edhe marinsi amerikan i cili ka hyrë në vendin tonë më datë 2 maj. Sipas raportimeve në media ditët e fundit, ky marins po trajnonte aktivistë të opozitës për protestën e sotme. Mësohet se ai po merret në pyetje nga agjentë të antiterrorit.

Përditësuar me 12 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin