Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Oferta McAllister plus/ Basha takim me aleatėt dhe...Berishėn

Njė ditė pas takimit me zyrtarin e lartė amerikan dhe ndėrkohė qė pritet qėndrimi i PD-sė lidhur me paketėn e ofruar dje, kreu i demokratėve, Lulzim Basha ka pasur njė paradite takimesh intensive.

Pas mbledhjes sė zhvilluar me aleatėt, kryedemokrati Basha ka shkuar nė zyrėn e Berishės. Burime pėr “Panorama” bėjnė me dije se takimi mes tyre ka zgjatur rreth 20 minuta.

Takimi qė ka zgjatur rreth 50 minuta, i zhvilluar pa praninė e mediave u zhvillua paraditen e sotme nė selinė e PD-sė dhe mėsohet se nė qendėr tė tij ėshtė paketa e ofruar si mundėsi pėr futjen e opozitės nė zgjedhje.

Dje zyrtari amerikan deklaroi: “Ekziston tashmė njė propozim qė u paraqit, u ofrua nga anėtarėt e Parlamentit Europian, z. Fleckenstein dhe z. McAllister.

Siē e dini, ne e mbėshtesim atė. Mendojmė se ėshtė njė propozim i ndershėm dhe shpresojmė qė partitė do ta pranojnė si mjet pėr tė arritur njė marrėveshje pėr tė mundur qė tė marrin pjesė nė zgjedhje”, ka theksuar dje Yee.

Zyrtari i Lartė i DASH-it theksoi dje se ėshtė e drejta e opozitės pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje, por sipas tij, njė vendim i tillė do tė dėmtonte demokracinė e vendit.

Sipas zv.ndihmėssekretarit tė Shtetit, zgjedhjet do tė njihen nga SHBA-tė edhe nė rast se opozita nuk pranon tė hyjė nė to.

“Dhe, nėse kjo ndodh dhe nėse kushtet vlerėsohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vėzhguesit vendas, OSBE, vėzhgues tė tjerė tė huaj, pėrfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane qė do tė dėrgojnė vėzhgues… Nėse vlerėsohen si zgjedhje tė besueshme, atėherė ne do t’i njohim rezultatet, edhe nėse disa parti vendosin tė mos marrin pjesė. Pėrsėris, do ta shihnim si diēka tė pafat, pikė sė pari pėr vetė partitė qė nuk marrin pjesė, por edhe pėr vendin”, ėshtė shprehur dje Yee.

Ēfarė parashikon paketa McAllister

1. Procesi zgjedhor tė shtyhet pėr nė datėn 16 korrik.

2. Zėvendėsimi i katėr ministrave kyē tė qeverisė, me persona teknikė tė propozuar nga Kryeministri dhe tė aprovuar nga opozita.

3. Paketė pėr zgjedhjen me konsensus tė Presidentit tė Republikės dhe Avokatit tė Popullit.

4. Kalimi i kreut tė KQZ-sė tek opozita, por shumicėn nė institucion do tė vazhdojė ta mbajė maxhoranca.

5. Dakordėsimi pėr njė tryezė tė rrumbullakėt tė OSBE-sė, pjesėmarrje tė OJQ-ve nė tė gjithė kėtė proces.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!