Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Nisin efektet e para tė ligjit pėr “Call Center”, ikin disa kompani nga Shqipėria

Ministri i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė zhvilloi Blendi Klosi sot njė takim me pėrfaqėsues tė “Call Center” nė Shqipėri.

Gjatė kėtij takimi ministri deklaroi se qeveria shqiptare do tė negociojė me Italinė nė mėnyrė qė ligji i ri qė pritet tė miratohet nė Dhjetor pėr mbylljen e kompanive nė vendet qė nuk janė nė BE, tė ketė sa mė pak ndikim nė Shqipėri.

“Keni mbėshtetjen e plotė tė qeverisė shqiptare. Do tė negociojmė me qeverinė italiane qė ligji italian tė ndikojė sa mė pak aktivitetin e kompanive” deklaroi Klosi.

Por kryetari i shoqatės sė Call Center nė Shqipėri, Gentiam Drenova lajmėroi se ndikimet kanė nisur, pasi qė tani disa kompani janė tėrhequr, shkruan “shqiptarja.com”.

“Ligji italian po ndikon qė tani te investimet, disa kompani janė tėrhequr. Ligji mund tė ndikojė nė terma afatgjatė nė kompanitė shqiptare” tha ai.

Miratimi i ligjit nė Itali e rrezikon shumė ekonominė shqiptare pasi nė sektorin e Call Center kėtu janė tė punėsuar rreth 25 mijė persona.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!