Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Nis viti i ri shkollor, shkollat hapin dyert pėr 392 mijė nxėnės

Ka nisur sot procesi mėsimor pėr 392 mijė nxėnės nė tė gjithė shkollat 9-vjeēare dhe ato tė mesme nė vend.

Janė 27 mijė vogėlushė tė cilėt janė ulur pėr herė tė parė nė bankat e shkollės, nė klasat e para, pėr tė nisur rrugėn e gjatė tė arsimimit drejt dijes.

Kanė qenė pikėrisht ata tė cilėt kanė pėrcjellė shumė emocion, por dhe lot nė kėtė ditė tė parė tė shkollės, ndonėse e kanė pritur me padurim.

Nė shkollėn “Fan Noli” nė Tiranė dukej se gjithēka ishte gati pėr njė fillim tė mbarė tė kėtij viti mėsimor, madje nė hyrje tė shkollės ka patur edhe masa sigurie.

Ndėrkohė, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, nga shkolla "1 Maji", e cila sapo ka pėrfunduar sė rikonstruktuari, tha se do tė ndėrtohen 20 shkolla tė reja.

"Kemi hapur themelet pėr shkolla tė reja. Sapo janė hedhur themelet te “Betim Muēo” nė Kombinat, te “Hoxha Tahsin” po pėrfundojnė themelet pėr palestrėn, ndėrsa do tė fillojmė punėn pėr ndėrtimin e 16 shkollave tė tjera.

Nė fund tė mandatit do tė kemi 20 shkolla tė reja pėr tė zgjidhur njė herė e mirė ēėshtjen e shkollave me dy turne. Ėshtė jo njerėzore, ėshtė mungesė vizioni qė ne kemi menduar pėr gjithēka pėr tė rriturit pėrveēse pėr fėmijėt", deklaroi Veliaj.

Do tė jenė vetėm tre gjimnaze ku mėsimi do tė zhvillohet paradite dhe mbasdite nė Tiranė, pasi njė pjesė e tyre janė rikonstruktuar.

Ndėrkohė, 155 mijė nxėnės do tė mėsojnė me tekste tė reja tė unifikuara me sistemet europiane.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nga shkolla e mesme "Sadi Nuri" nė Ndroq, tha se pėr gjimnazistėt do tė ketė lehtėsira, pasi janė reduktuar lėndėt mėsimore nga 18 nė 13.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!