Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Makinat para vitit 2000, sa do paguani pėr t’i ‘shpėtuar’

Drejtuesit e makinave tė prodhuara para vitit 2000, brenda 1 korrikut tė 2017-s duhet tė plotėsojnė standardin “euro 3” tė shkarkimit tė gazrave.

Kjo pasi qeveria ka nė plan tė nxjerrė nga qarkullimi makinat e vjetra qė ndotin ajrin.

Pėrgjegjėsinė pėr plotėsimin e standardit “euro 3” e mban pronari i makinės, nė kėtė rast kostoja do tė paguhet prej tij.

“PANORAMA” zbardh tarifat qė duhet tė paguajė njė qytetar pėr instalimin e katalizatorėve dhe marmitės katalitike.

Sipas specialistėve, kostoja pėr ēdo makinė tė vjetėr varion nga 17 mijė lekė deri nė 150 mijė lekė. Kjo ėshtė kostoja qė duhet tė paguajė njė qytetar qė disponon njė makinė tė vjetėr, qoftė me benzinė apo naftė, nė rast se dėshiron ta mbajė atė ende nė qarkullim, pas korrikut tė 2017-s.

Detyrimi i marrjes sė masave pėr pėrshtatjen e makinave me vit prodhimi para 2000-it me standardin “euro 3” pėrcaktohet nė projektvendimin e Ministrisė sė Mjedisit. Drafti vendos limitet e shkarkimit tė gazrave pėr makinat e vjetra, sipas standardit “euro” me qėllim qė tė ulet niveli i ndotjes nė ajėr, shkruan “Panorama”.

Pėr kėtė shkak, nėse njė qytetar disponon njė makinė, qoftė me benzinė apo me naftė, qė i pėrket standardit “euro 1” dhe “euro 2”, duhet tė marrė masa pėr instalimin e katalizatorėve apo filtrave qė makina e tij tė pėrshtatet me standardin “euro 3” qė kėrkohet. Nisma e Ministrisė sė Mjedisit pritet qė sė shpejti t’i kalojė pėr miratim qeverisė.

SA DO TĖ PAGUAJMĖ

Sipas specialistėve, instalimi i njė katalizatori qė redukton nivelin e shkarkimet tė ndotėsve tė gaztė kushton nga 17 mijė lekė deri nė 50 mijė lekė. Nė rast se makina ėshtė shumė e vjetėr dhe do tė kėrkohet instalimi i marmitės katalitike, tarifa pėr instalim kushton 150 mijė lekė.

Nėse njė qytetar disponon njė makinė qė i pėrket standardit “euro 1” (viti i prodhimit 1 janar 1992 deri mė 31 dhjetor 1995), apo njė makinė qė kategorizohet nė standardin “euro 2” (viti i prodhimit 1 janar 1996 deri mė 31 dhjetor 1999), ka afat deri nė korrik tė 2017-s tė instalojė katalizatorėt pėr ta pėrshtatur atė me standardin “euro 3” qė kėrkohet.

Nė rast tė kundėrt, nėse brenda muajit korrik pronari i makinės nuk e pėrshtat mjetin me standardin qė do tė kėrkohet nga qeveria, makina nuk do tė kalojė testin e shkarkimit tė gazrave nė kolaudim. Pas kėsaj, makina do tė ndalohet tė qarkullojė, pra do tė bėhet ēregjistrimi. Penalizimi pėrcaktohet nė draftin e qeverisė.

“Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik tė mjeteve motorike tė mos lejojnė pėrdorimin e mjeteve ekzistuese nė qarkullim, tė cilat pas datės 1 korrik 2017 nuk kanė plotėsuar kushtet e pėrcaktuara nė vendim”, thuhet nė relacion.

Ministria e Mjedisit argumenton nė relacion se projektvendimi ėshtė nė pėrputhje me angazhimet dhe objektivat e qeverisė pėr uljen nivelit tė ndotėsve tė gaztė qė shkarkohen nė ajėr. Rreth 48 pėr qind deri nė 60 pėr qind tė ndotjes sė ajrit nė vend vjen nga qarkullimi i makinave, sipas Ministrisė sė Mjedisit.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!