Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Lufta civile, Jemeni drejt katastrofės humanitare

Një konferencë për mbledhje fondesh për Jemenin mbahet këtë të martë në Gjenevë, pas deklaratës së OKB që e ka cilësuar situatën në këtë vend si “krizën humanitare më të madhe në botë”.

Që përpara se konflikti mes koalicionit të udhëhequr nga sauditët në mbështetje të qeverisë së Jemenit dhe rebelëve Houthi të fillonte, Jemeni ishte vendi më i varfër në Lindjen e Mesme.

Tani, pas dy vitesh luftë civile, Programi Botëror për Ushqimin deklaron se vendi është në prag të krizës së urisë.

Të dhënat statistikore tregojnë se të dhënat janë alarmante, rreth 19 milionë nga 25.6 milionë banorë ndodhen në nevojë urgjjente për asistencë.

Sipas OKB, rreth 7 milionë nuk kanë asnjë garanci për ushqim, që do të thotë se kanë një nevojë imediate. Ndërkohë, 2 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqimi.

“Situata nuk është asgjë më pak se një katastrofë. Ajo që mund të themi është se jeta atje është bërë e papërballueshme”, ka deklaruar Robert Mardini, drejtor i operacioneve për Lindjen e Mesme pranë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.


Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!