Llogaria ime
AOL Portal Lajme
LSI zbulon donatorėt/ Ja kush janė 42 sponsorėt qė dhanė 260 mln lekė

Nė raportet financiare tė dorėzuara nė KQZ pėr burimet e parave gjatė vitit 2016, e vetmja parti parlamentare qė ka dorėzuar listėn e donatorėve nė shumėn mbi njė milionė lekė tė vjetra, ėshtė Lėvizja Socialiste pėr Integrim.

Ajo numėron plot 42 donatorė me dhurime mbi 100 mijė lekė tė rinj, dhe shuma e grumbulluar plot 25,829,790 lekė.

Lista sipas tabelės vijuese tregon se si vetė Meta dhe bashkėshortja e tij, Kryemadhi kanė paguar kuota pėr partinė nga rroga e tyre, teksa bie nė sy fakti se edhe vėllai i Monikės, Drini Kryemadhi kryen donacione pėr partinė.

Jo mė larg se dje, nėnkryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Luan Rama mori pjesė nė Forumin “Integriteti i Partive politike” nė Sarajevė.

Ky forumi organizohej nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), ndėrsa Rama ka mbajtur njė fjalė nė panelin pėr financimin e partive.

Nėnkryetari i LSI-sė tha se transparenca e financimit tė partive ėshtė dėshmi e integritetit tė tyre dhe se transparenca rrit integritetin, ndėrsa integriteti ushqen transparencėn.

Gjithashtu, Luan Rama theksoi se Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė modeli i transparencės sė financimit tė partisė nė vendin tonė.

“Transparenca e financimit tė partive ėshtė njė dėshmi e integritetit tė tyre. Transparenca rrit integritetin, integriteti ushqen transparencė. Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė modeli i transparencės sė financimit tė partisė nė Shqipėri”, – tha Luan Rama, duke shtuar se korrupsioni nuk ėshtė vetėm nė strukturat shtetėrore, por edhe nė ato partiake.

“Korrupsioni nuk ėshtė vetėm nė strukturat shtetėrore, por edhe nė ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht pėr tė rritur besimin tek partitė”, – deklaroi Nėnkryetari i LSI-sė, Luan Rama.

Qysh prej vitit tė kaluar, Lėvizja Socialiste pėr Integrim, ndryshe nga partitė e tjera, me vendim tė Komitetit Drejtues Kombėtar, ka vendosur njė model tė ri duke krijuar njė hapėsirė tė posaēme nė faqen online tė saj pėr buxhetin.

Nė fillim tė ēdo viti aty ėshtė botuar projektbuxheti si dhe njė pasqyrė financiare pėr ēdo aktivitet tė kėsaj partie.

Edhe pse herė pas here tė dhėnat financiare janė tė pjesshme, dhe shumica e shėrbimeve deklarohen si dhurime apo marrje nė pėrdorim pa specifikuar se kush i bėn kėto shėrbime, LSI ngelet e vetmja parti qė hap tė dhėnat e saj pėr publikun.

Sipas raporteve qė Shqiptarja.com disponon, asnjė nga partitė e tjera parlamentare, PS, PD, PDIU dhe PBDNJ nuk kanė bėrė transparencė emrash mbi dhuruesit e mundshėm apo financuesve tė partive tė tyre.

Viti 2016 nuk ishte njė vit elektoral, dhe kėtė vit, partitė do tė kenė njė raport financiar pėr vitit 2017, dhe do tė auditohen nė mėnyrė tė veēantė pėr shpenzimet gjatė fushatės zgjedhore tė 18 qershorit pėr parlamentin e ri.

Financimet

Vetė Meta dhe bashkėshortja e tij, Kryemadhi kanė paguar kuota pėr partinė nga rroga e tyre, teksa bie nė sy fakti se edhe vėllai i Monikės, Drini Kryemadhi kryen donacione pėr partinė.

Luan Rama

“Korrupsioni nuk ėshtė vetėm nė strukturat shtetėrore, por edhe nė ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht pėr tė rritur besimin tek partitė”.

Donacione pėr LSI DERDHJE MBI  100  000   Lekė tė rinj

EMĖR MBIEMĖR         Shuma
1    Agim Laze           969,500
2    Ema  Coku           969,500
3    Ilir Shatku         969,500
4    Ali  Dyrmishi       969,500
5    Xhili Mestani        969,500
6    Muharrem   Kushe     1,000,000
7    Drita Bregu           500,000
8    Ilir Meta           100,000
9    Monika     Kryemadhi  100,000
10   Helidon    Rrugija    1,000,000
11   Violeta    Lleshi     1,000,000
12   Vladimir   Metani     969,500
13   Abaz Dino            969,500
14   Drini Kryemadhi      969,500
15   Gabriela   Dino     552,000
16   Nikolin    Lleshi     120,000
17   Xhast shpk           1,000,000
18   Altin Kumara         900,000
19   Artin Kurti           900,000
20   Shezai     Rrokaj     100,000
21   Artan Borici         200,000
22   Aferdita   Rrokaj     100,000
23   Rezart     Dedej     500,000
24   Marsel     Aliaj     500,000
25   Llazar     Kolvani    685,000
26   Edmir Truka           206,250
27   Bali Ymeri           130,000
28   Artan Cina           341,250
29   Theofan    Cina     341,250
30   Aurora     Merko     136,500
31   Elona Talushllari     682,500
32   Leonard    Topuzi     955,500
33   Elis Muraj           469,560
34   Yllka      Metani     746,900
35   Ira  Vejsiu         135,800
36   Qemal Harizaj        950,600
37   Harmito    Kertalli   816,000
38   Parid Peka           136,000
39   Drivald    Kapxhiu    952,000
40   David Laci           952,000
41   Vera Spahiu         714,680
42   Adhurim    Brahimllari     150,000

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!