Llogaria ime
AOL Portal Lajme
''Loja'' e pėrgjimeve/ Pas Izraelitit njė grek kapet me paisje tė dyshimtė nė Rinas

Pas izraelitit Yoram Frig, njė shtetas grek u ndalua tė dielėn nė aeroportin e Rinasit, pasi nė bagazhin e tij u zbulua njė pajisje e dyshimtė, e ngjashme me atė tė izraelitit.

Iraklis Dragounis, 52 vjeē, u ndalua nė momentin qė po kalonte skanerin, e mandej do tė linte Shqipėrinė.

Oficerėt e policisė informuan prokurorinė, e cila vendosi t’i bllokojė pasaportėn inxhinierit grek 52-vjeēar, derisa tė sqaroheshin rrethanat e ēėshtjes, ndėrsa pajisja qė dyshohet se kryen pėrgjime, do t’i nėnshtrohet ekspertizės.

Shtetasi grek ėshtė shoqėruar mė pas nė ambientet e drejtorisė sė Policisė Tiranė, ku ka dhėnė shpjegime tė detajuara pėr hetuesit.

Burime tė besuara tė “BalkanWeb” thanė se Iraklis Dragounis ka deklaruar se kishte ardhur nė Shqipėri, pasi ishte kontraktuar nga njė kompani celulare pėr tė detektuar antenat e saj, nėse kishte ndėrhyrje.

Greku ka refuzuar tė deklarojė emrin e kompanisė, pasi siē theksuan burimet ai e konsideron si sekret tregtar dhe qė binte ndesh me marrėveshjen e bėrė me kontraktuesin.

Ai ėshtė shprehur se aktiviteti i tij ėshtė i ligjshėm, dhe se kompania qė drejton ėshtė e regjistruar nė Qipro.

Nė kuadėr tė hetimit qė po kryhet, burimet thanė pėr “BalkanWeb” se shtetasi grek ka hyrė nė Shqipėri edhe tė paktėn 10 herė tė tjera.

Ndalimi i Iraklis Dragounis, vjen pak javė pasi po nė Rinas u ndalua izraeliti Yoram Frig.

Ky i fundit u largua nga Shqipėria, pasi Prokuroria vendosi tė mbyllė hetimet pėr rastin, pasi ekspertėt arritėn nė pėrfundimin se pajisja e tij nuk kryente pėrgjime, por detektonte pėr pėrgjues.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!