Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Lezhė, KLSH procedon penalisht pononjėsit e ALUIZNI-t

​Kontrolli i Lartė i Shtetit ka kallėzuar nė Prokurori ish- drejtorin e ALUIZNI-t nė Lezhė, 2 ish pėrgjegjės sektori dhe 1 specialist tė Drejtorisė Rajonale tė ALUIZNI-t nė Lezhė.

Konkretisht KLSH ka kallėzuar nė Prokurori Pashk L,uka ish drejtori i kėtij institucioni, A.M, ish pėrgjegjėse sektori, A.M pėrgjegjės sektori dhe B.N specialist.

Ata akuzohen pėr shpėrdorim detyre pasi i kanė shkaktuar buxhetit tė shtetit njė dėm prej 18 milion lekėsh tė reja pasi kanė shmangur pagesat pėr regjistrimin e pallateve.

Gjithashtu funksionarėt e proceduar kanė tjetėrsuar gjithashtu 53 hektarė tokė shtetėrore duke i mbivendosur pėr t'ia kaluar mė pas nė pronėsi personave tė ndryshėm.

Po ashtu ata fajėsohen pėr legalizime nė zona tė ndaluara nga ligji, afėr rrugės kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion, shmangie pėr pagesa detyrimesh financiare.

KLSH konstaton se nė 32 raste legalizimet janė kryer nė kundėrshtim tė plotė tė ligjit. Nė 44 raste nuk janė llogaritur penalitetet dhe janė kryer procedurat e legalizimit pa arkėtuar taksėn e infrastrukturės.

Nė 4 raste, rezulton se objektet ndodhen nė njė distancė prej buzės sė lumit Drin mė pak se distanca ligjore e pėrcaktuar.

Nė 12 raste rezulton se janė kryer legalizime tė objekteve qė ndodhen nė njė distancė prej buzės autostradės prej me pak se 30 metra.

Nė 53 raste, ėshtė ndryshuar zėri kadastral i tokės, ndėrkohė qė nė 31 raste tė tjerė nuk dokumentohet periudha e ngritjes sė ndėrtimeve pa leje.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!