Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Leje qėndrimi nė Greqi/ Ja rregullat e reja pėr emigrantėt

Emigrantėt nė Greqi qė nuk kanė dokumente tė rregullta qėndrimi, mund tė shfrytėzojnė njė shans pėr legalizimin e tyre.

Nėse ata pėrmbushin disa kushte tė caktuara, mund tė pajisen me leje qėndrimi pėr arsye tė jashtėzakonshme.

Tė drejtėn aplikimit e kanė ata emigrantė qė kishin dikur leje qėndrimi, edhe pse tashmė ajo leje ka skaduar.

 Apo emigrantėt qė kanė nė pasaportėn e tyre njė vizė hyrėse nė Greqi, tė lėshuar tre vjet para aplikimit.

Thene kete njė emigrantė qė ka hyrė me vizė nė Greqi nė prill 2014, mund tė aplikojė pėr leje tė jashtėzakonshme, raporton “Oranews”.

Ka shumė emigrantė qė ndodhen nė Greqi prej shumė vjetėsh, po kurrė nuk mundėn tė marrin leje qėndrimi. Kėta tashmė mund tė aplikojnė, nėse vėrtetojnė se ndodhen nė Greqi tė paktėn shtatė vitet e fundit.

Nė fakt, dhėnia e lejes pėr arsye tė jashtėzakonshme ėshtė njė shans i cili u ofrua para dy vjetėsh, por fakti se gjithė aplikimet pranoheshin nė njė zyrė tė vetme, bėri qė aty tė grumbulloheshin mė shumė se 100.000 aplikime, duke e vėshtirėsuar gjithmonė e mė shumė menaxhimin e tyre.

Por tani duket se procesi po hyn nė binarė. Qeveria greke ka vendosur qė aplikimet tė bėhen nė gjithė Greqinė, dhe nė zyrat pėrkatėse tė shėrbimit tė emigrantėve.

Sipas ekspertėve, kjo ėshtė njė masė mjaft pozitive, pse do tė ketė njė shpėrndarje proporcionale tė aplikimeve, duke mundėsuar pėrshpejtimin e porocedurave.

Por drejtori i drejtorisė sė emigracionit nė periferinė e Athinės, Ilias Hronopulos, thotė se nė tė njėjtėn kohė, krijohen probleme tė reja.

''E vetmja gjė pozitive ėshtė se tashmė nuk do tė jetė nevoja qė tė gjithė tė grumbullohen nė njė pikė, nė Pire, por aplikimet do t’i bėjnė aty ku banojnė.

Sigurisht, fakti qė ky proces fillon njėkohėsisht me lejet biometrike dhe sistemin e ri kompjuterik, neve qė pėrballojmė njė fluks shumė tė madh emigrantėsh, do tė na vėshtirėsojė sepse, e kuptoni qė pėr ne prioritet kanė emigrantėt me dokumente, unė nuk do t’i mbyll tė gjitha takimet pėr ata qė nuk kanė letra dhe tė lej tė presin ata qė janė me leje tė skaduara duke i bėrė tė paligjshėm. Nuk ėshtė logjike kjo! ''- U shpreh Ilias Hronopulos

Gjithsesi, nė momentin qė bėn aplikimin, emigranti fiton njė far statusi qė tė paktėn i garanton qėndrimin nė Greqi, deri nė momentin e pėrgjigjes pėrfundimtare. Kjo ėshtė njė tjetėr anė pozitive, shpjegon Fatos Malaj, ndėrmjetės ndėrkulturor nė qendrėn e shėrbimit tė emigrantėve, Athinė.

''Me vėrtetimin e bardhė qė do tė marrė pas aplikimit nuk ka mundėsi qė ta kapė policia apo t’i komunikohet vendimi pėr largimin nga Greqia. Thjesht, kėtu nuk do tė jetė mė si mė pėrpara, qė vonohej 4 apo 5 vjet. Kėtu, me aplikimin qė do tė bėhet pėr lejen e jashtėzakonshme, brenda 3 muajve dhe tė shqyrtohet aplikimi dhe nė qoftė se i pėrmbush kushtet, do tė marrė lejen e qėndrimit''-tha Malaj

Nė Greqi jetojnė mė shumė se gjysmė milioni emigrantė tė ligjshėm. Dy tė tretat e tyre janė shqiptarė, siē rezulton nga statistikat zyrtare.

Mė konkretisht janė mbi 577 mijė emigrantėt e pajisur me leje qėndrimi. Ata janė nga 150 vende tė ndryshme.

Ndėrkohė qė nga listat zyrtare rezulton se ėshtė mbi 410 mijė numri i emigrantėve shqiptarė, qė gjithashtu kanė leje qėndrimi.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!