Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Kriza politike/ Nuk ka pajtim mes Ramės e Bashės edhe nė tryezėn e Presidentit

Edi Rama dhe Lulzim Basha janė ngritur pa marrėveshje nga tryeza e thirrur nga Presidenti i Republikės, Bujar Nishani.

Tre orė bisedime nuk kanė prodhuar asnjė rezultat.

I pari qė ka folur sapo kamerat janė larguar nga salla e bisedimeve, ka qenė Basha. Televizioni Klan mėsoi se kryetari i Partisė Demokratike ka parashtruar menjėherė kėrkesėn pėr qeveri teknike.

Njė qeveri, pa Ramėn kryeministėr qė tė pėrgatisė zgjedhjet e pėrgjithshme, tė cilat Basha ka kėrkuar qė tė shtyhen pėr njė datė tjetėr.

Por ne kėto kushte, kryeministri Rama ėshtė pėrgjigjur duke thėnė se nuk jep dorėheqjen dhe nuk ka qeveri teknike. Po ashtu, ai mėsohet tė ketė refuzuar shtyrjen e datės sė zgjedhjeve pėrtej 18 qershorit.

Burime konfidenciale thanė pėr Televizionin Klan se kryeministri Rama nuk i ka ofruar Bashes as 4 ministrat qė ishin pjesė e paketės sė hartuar nga negociatorėt David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

“Nuk ka kohė qė tė implementohen ndryshimet ne qeveri”, ka deklaruar Rama.

Televizoini Klan mėson se i vetmi propozim i Ramės pas kėsaj ka qenė ai pėr tė ndėrhyrė nė kushtetutė. Ndėrhyrjet kanė tė bėjnė me sanksionimin nė Kushtetutė tė ndryshimeve nė qeveri 2 ose 3 muaj para zgjedhjeve, por qė kėto tė kenė fuqi pėr zgjedhjet e tjera, pas atyre te 18 qershorit.

Rama ka propozuar edhe formimin e njė ministrie te posaēme pėr implementimin e kėtyre propozimeve dhe teknikaliteteve qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet.

Por, propozimet nuk janė pranuar, tė paktėn nė tryeze dhe palėt janė ngritur pa marrėveshje.

I pari nga presidenca doli Rama me kryetarin grupit parlamentar socialist, Ruēin.

Ndėrsa Basha dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Paloka, qėndruan edhe rreth 50 minuta mė shumė nė presidencė.

Nė dalje asnjeri prej tyre nuk u prononcua pėr mediat.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!