Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Kosova dhe Shqipėria/ Presidentėt: BE, alternativa jonė e vetme

Presidenti i Republikės, Bujar Nishani vizitoi Kosovėn, ndoshta pėr herė tė fundit si kryetar i shtetit shqiptar.

Pėr dy homologėt, e ardhmja e Shqipėrisė dhe Kosovės ka njė rrugė tė pėrbashkėt, integrimin europian qė nuk mund ta ndalė askush, as pėrplasjet politike brenda dy vendeve, ndonėse nuk e ndihmojnė kėtė rrugė.

“Nuk besoj qė ėshtė koinēidencė apo rastėsi pėr dy vendet tona. Jo tani, por ndoshta para njėqind vitesh ėshtė deklaruar dhe ėshtė shkruar fortė me fanatizėm besimi se pėr popujt e dy vendeve tona dielli lind nga perėndimi.

Pėrderisa ėshtė njė proces qė ka nisur para njėqind vitesh nė filozofi, nė parime dhe pėrcaktim do tė vazhdojė gjatė pa u ndikuar nga proceset politike qė ndodhin normal nė kuadėr tė asaj qė themi ushtrim i demokracisė”, deklaroi Nishani.

“Liberalizimi i vizave nuk po i ndodh Kosovės pėr shkak tė paaftėsisė dhe unitetit tė BE-sė nė raport me Kosovėn dhe mesazhi im ka qenė edhe pėr zyrtarėt e BE-sė qė qėndrimin e vetė ta adaptojnė nė pėrputhshmėri me vendet qė e kanė njohur pavarėsinė e vendit dhe jo me vendet qė nuk e kanė njohur atė. Por ne rrugė tjetėr nuk kemi dhe nuk po kėrkojmė, e ardhmja jonė ėshtė evropiane”, tha nga ana e tij presidenti i Kosovės, Hashim Thaēi.

Nishani dhe Thaēi diskutuan edhe pėr zhvillimet e fundit politike nė tė dy vendet, me Thaēin qė nėnvizoi se, dje Kosova dha njė provim tė rėndėsishėm tė demokracisė, duke votuar mocionin pėr rrėzimin e qeverisė nė Parlament.

“Debatet e brendshme demokratike duhet t’i marrim si shumė tė shėndetshme. Kosova dha dje njė provim tė rėndėsishėm tė demokracisė. Pas njė debati disaorėsh u mor njė vendim nga partitė politike. Ky ėshtė njė emancipim i klasės politike kosovare”, tha Thaēi.

Ndėrsa Nishani u zotua se deri nė ditėn e fundit nė postin e presidentit do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr kompromis mes dy palėve.

“Deri ditėn e fundit do vazhdoj pėrpjekjet e mia pėr tė ridimensionuar rėndėsinė e kompromisit nė adresim tė ēėshtjeve madhore”, theksoi Nishani.

Thaēi foli edhe pėr idenė e artikuluar kohėt e fundit pėr bashkimin e dy vendeve, kur e quajti idenė e Shqipėrisė sė Madhe propagandė tė Beogradit.

Ndėr tė tjera, Thaēi e nderoi homologun shqiptar me medaljen “Urdhri i Lirisė”.

Nishani u takua mė pas edhe me kryeministrin nė largim Isa Mustafa dhe kreun e Kuvendit, Kadri veseli

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!