Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Koēo Kokėdhima sfidon Ramėn: Dua tė bėhem kryeministėr

Gjatė njė takimi me socialistėt dhe mbėshtetėsit e partisė ZGJIDHJA nė Pogradec, drejtuesi i saj, Koēo Kokėdhima deklaroi se partia e tij nuk do tė futet nė zgjedhje parlamentare me sistemin aktual zgjedhor. “ZGJIDHJA nuk do futet kurrė nė zgjedhje jogjithėpėrfshirėse.

“Zgjidhja” nuk do futet kurrė nė zgjedhje pa opozitėn. “Zgjidhja” nuk do tė legjitimojė kurrė zgjedhje qė pėrēajnė popullin tonė. “Zgjidhja” do udhėheqė luftėn pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme.

Ne nuk do tė futemi nė zgjedhje qė i administrojnė partitė e mėdha. Ne nuk do tė pranojmė kurrė tė futemi nė zgjedhje me kėtė sistem.

Ne nuk do t’ia besojmė kurrė numėrimin dhe administrimin e votave tona Rilindjes dhe PD-sė!”- u shpreh Kokėdhima pėrpara tė pranishmėve.

Duke komentuar anulimin e zgjedhjeve tė parashikuar nė Kavajė tė dielėn, Kokėdhima tha se ai e kishte  paralajmėruar kėtė.

“Disa herė kam deklaruar se zgjedhjet e 7 majit, dhe bashkė me to edhe zgjedhjet e 18 qershorit, janė hedhur nė erė.

Nėse zgjedhjet e 18 qershorit do tė imagjinoheshin pa opozitėn, qeveritarėt e Tiranės duhet ta dinė se vendi do tė destabilizohet dhe do kthehet nė kohėn kur bandat do dilnin rrugėve.

Tė gjitha projeksionet ekonomike pėr 2017 dhe pėr vitet qė vinė do tė pėrmbysen. Nga njė situatė e tillė do tė pėrfitonin ata qė duan destabilizimin e Shqipėrisė, armiqtė e saj dhe bota e krimit dhe kriminelėve tė tė gjitha llojeve”-u shpreh drejtuesi i partisė “Zgjidhja”.

Kokėdhima akuzoi Ramėn se ėshtė pėrpjekur tė fshehė e tė mohojė tė vėrtetėn e krizės sė thellė dhe tė shumėfishtė qė ka pėrfshirė vendin tonė.

“Ai u pėrpoq tė manipulojė opinionin e brendshėm dhe t’u hedhė hi syve partnerėve ndėrkombėtarė vetėm e vetėm pėr tė mos bėrė reformėn zgjedhore, liberalizimin e tregut elektoral dhe pastrimin perfundimtar tė zgjedhjeve, vetėm e vetėm pėr tė mbajtur nė kėmbė zgjedhjet e manipuluara dhe pa standarde”.

Kokėdhima u shpreh se pėr ta bėrė Shqipėrinė qė duan tė gjithė shqiptarėt ai do tė synojė tė jetė sė afėrmi kryeministėr: “Unė dua tė bėhem kryeministri juaj nė tė arthmen e afėrt pėr tė kryer ato vepra qė sot ju duken ėndrra dhe iluzione, por qė nesėr do tė jenė realitet po tė udhėhiqemi nga treshja e vlerave kardinale: ndershmėria, atdhedashuria dhe profesionalizmi” .

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!