Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Ivanov zbulon telefonatėn qė prishi paktin Ahmeti-Gruevski

Presidenti i Maqedonisė, George Ivanov, ka zbardhur prishjen e marrėveshjes sė arritur mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Ivanov thotė se koalicioni mes VMRO DPMNE dhe BDI u shkatėrrua nė momentin e fundit nga njė bisedė telefonike mes Edi Ramės dhe Ali Ahmetit.

“Pas zgjedhjeve tė 11 dhjetorit, unė e bėra atė qė e kanė bėrė tė gjithė paraardhėsit e mi e kanė bėrė, tė jepet mandati pėr formimin e Qeverisė. Por, VMRO-DPMNE nuk arriti tė merret vesh me shqiptarėt, nė afatin e parashikuar prej 20 ditėve, sipas Kushtetutės. Tė jem mė preciz, koalicioni ishte dakordėsuar. Por nė momentin e fundit kishte njė telefonat dhe koalicioni nuk u bė”, ka thėnė Ivanov.

George Ivanov megjithatė insiston se, e ashtuquajtura Platforma e Tiranės, me njė goditje shkatėrroi Marrėveshjen e Pėrzhinės dhe thelloi krizėn nė vend. Pėr Ivanovin fajtorė janė Edi Rama, Brukseli dhe Uashingtoni.

“BE-ja dhe Amerika u kyēėn pėr tė ndihmuar nė gjetjen e zgjidhjes pėr dalje nga kriza, mirėpo ata nuk i dėnuan shkaktarėt e kėsaj krize e qė janė Edi Rama me politikanėt shqiptarė. Sot jemi nė krizė institucionale e shkaktuar prej Platformės sė Tiranės, diēka qė nuk ka lidhje me Marrėveshjen e Pėrzhinos”, theksoi Ivanov.

Presidenti madje ka kėrcėnuar me burg kreun e LSDM-sė Zoran Zaev nėse ky i fundit nuk vjen nė pushtet. Ai i humbi zgjedhjet nė dhjetor. Unė mendoj se ai nuk e din nė ēfarė loje ka hyrė. Ishte i verbėr prej dėshirės pėr tė ardhur nė pushtet.

“Tani ndodhet nė situatė delikate. Nėse nuk arrin tė vijė nė pushtet, ai mund tė pėrfundoj nė burg. Unė nuk kėrcėnohem. Institucionet e Maqedonisė nė moment tė caktuar do tė veprojnė kundėr tij, do ti hetojnė tė gjitha rrethanat. Pėr shembull, do tė jetė interesante pyetja se kush ja ka dhėnė bisedat e pėrgjuara”, kėrcėnoi Ivanov.

Ivanov ka thėnė se ēdo qeveri e votuar nė Kuvend dhe pa marrė mandatin nga ai, do tė jetė qeveri jolegjitime.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!