Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Ikin Call-Center, pezullohet aktiviteti i 30 kompanive


Ligji italian qė synon tė rikthejė brenda vendit industrinė Call Center ka dhėnė efektet e para nė Shqipėri, duke pezulluar aktivitetin e rreth 30 kompanive.

“Mbi 2 apo 3 mijė vende pune kanė qenė nga call center-a qė kanė qėndruar mbi 5 vjet nė Shqipėri, tė cilat kanė patur njė kontratė ekskluzive me njė multinacionale italiane, qė pėr shkak tė ligjit ka frikė se penalizohet dhe ka pezulluar dhėnien e shėrbimit pėr t’u ofruar nga kompani qė janė tė regjistruara nė Shqipėri”, deklaron Genti Drenova, nga Shoqata e Call Center-ave.

Vlera e gjobės pėr shkelėsit e ligjit ėshtė 50 mijė euro. Por disa kompani po pėrpiqen t’i pėrshtaten ndryshimeve ligjore pėr tė mbijetuar.

“Nga momenti qė jemi tė detyruar tė themi ‘flasim nga Tirana’, ligji thotė se kur klienti kėrkon tė merret nga Italia apo brenda BE-sė jemi tė detyruar t’i kalojmė telefonatėn njė operatori me nėnshtetėsi italiane. Kjo ka njė kosto sepse duhet tė kesh njė zyrė nė Itali apo brenda komunitetit. Nėse e ke nė Rumani apo Bullgari mund tė operosh pa problem”, thotė Denis Sina, administrator i njė kompanie call center.

Paralelisht me kėtė, pėrfaqėsuesit e biznesit kėrkojnė ndėrhyrjen e qeverisė shqiptare. Njė nga pikat kryesore ėshtė subvencionimi i trajnimeve.

“Tė paktėn pėr njė periudhė tė caktuar tė kishim njė subvencionim tė kostos sė sigurimeve shoqėrore, qė ėshtė shumė e lartė. 25 mijė punonjės mund tė jetė shifėr e ulėt nė krahasim me tregun e punės, por janė punonjėsit mė sensitivė, studentė qė jo vetėm rriten nė karrierė, por mbėshtesin studimet dhe familjet e tyre”, thotė Drenova.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!