Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Greqia: Pranimi i Shqipėrisė nė NATO ishte gabim, pėr nė BE do vėmė kushte

“Nuk do tė pranojmė nga askush tė ndryshojė kufijtė dhe kush luan me zjarrin, digjet”.

Ky ėshtė mesazhi kryesor qė ka ēuar ministri i Jashtėm grek, Nikos Kotzias, nėpėrmjet intervistės sė tij tė fundit nė gazetėn e sė dielės, “Real News”, dhe qė u drejtohet Ankarasė, Tiranės dhe Shkupit.

Nė lidhje me Shqipėrinė, Kotzias thekson se disa ėndėrrojnė madhėshti tė rreme, tė cilėn nuk mund ta lejojė BE-ja dhe Greqia.

Ai kujton se “Shqipėria u anėtarėsua nė NATO dhe rruga e saj europiane u hap me mbėshtetjen e Greqisė, e madje pa kėmbim, diēka qė sipas tij ishte gabim”.

Ndėrkohė thekson gjithashtu se rruga e vendit fqinj nė BE “kalon nėpėrmjet reformės gjyqėsore, luftės kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut tė drogės, si dhe mbrojtjes sė minoritetit kombėtar grek”.

Nė fund, Kotzias shton se “kjo ėshtė rruga e stabilitetit dhe se tejkalimi i ēdo paqėndrueshmėrie brenda Shqipėrisė kėrkon konsolidimin e mėtejshėm tė demokracisė dhe kulturėn e kompromisit”.

I pyetur sesi iu pėrgjigjet deklaratave tė Edi Ramės, se Greqia ėshtė njė nga vendet qė merr pjesė nė destabilitetin e Shqipėrisė, Kotzias pėrgjigjet se nuk ka dėgjuar nga udhėheqja shqiptare diēka tė tillė dhe se askush nė Tiranė nuk mund ta thotė kėtė.

Pėr sa i pėkret Shkupit, Kotzias shpreh shqetėsimin e mungesės sė kėsaj kulture tė mirėkuptimit dhe kompromiseve brenda vendit, duke theksuar se dėshira e Athinės ėshtė qė tė funksionojė demokracia dhe shteti ligjor, tė cilat shihen nga Greqia si njė faktor stabiliteti politik nė rajon.

Ndėrsa duke iu drejtuar Turqisė, ai thekson se “Greqia nuk ėshtė njė vend i shkatėrruar dhe as njė shėnjestėr e lehtė”, ndaj dhe i fton fqinjėt lindorė “tė mos vėnė mė nė pikėpyetje tė drejtėn dhe traktatet ndėrkombėtare, tė pranojnė realitetin dhe t’i rikthehen njė dialogu produktiv”.

I pyetur sesi duhet tė reagojė diplomacia greke nė kėtė situatė, Kotzias thekson se ėshtė e nevojshme tė flasė pak, tė mendojė shumė, tė studiojė, tė planifikojė me qetėsi dhe tė promovojė me durim zgjidhjet e kėrkuara.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!