Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Gazeta afėr Merkel: Shqipėria po shndėrrohet nė rrezik pėr sigurinė

Si rrallėherė mė parė «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) ka atakuar qeverinė e prirė nga Partia Socialiste nė Tiranė.

Gazeta e afėrt me kabinetin e kancelares Angela Merkel shkruan nė numrin e se enjtes mbi krizėn politike qė ka pėrfshirė Shqipėrinė, duke kritikuar nė radhė tė parė kryeministrin Edi Rama pėr premtime boshe.

«I mbėshtetur nė njė shumicė solide nė parlament, Rama premtoi se do tė kujdeset pėr sistem transparent, pėr zbatim tė reformave radikale, sidomos nė drejtėsi, dhe pėr zhvillimin e njė lufte tė vendosur kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.

Nė fund tė mandatit tė tij nga kjo kanė mbetur vetėm fjalėt boshe.

Shqipėria prin nė Europė me prodhimin e kanabisit. Pavarėsisht disa operacioneve spektakulare tė policisė, me ē’rast janė djegur plantacione me kanabis, fushat e mbjella janė shtuar dhe po shfrytėzohen edhe mė intensivisht, mes tjerash me farėn e bimėve vietnameze, tė cilat rriten shpejt.

Me prodhimin e hashashit rritet edhe ndikimi i baronėve tė drogės, tė cilėt kanė mjaft para pėr tė korruptuar politikanė, gjykatės dhe policė.

Shqipėria, vend anėtar i NATO-s, po shndėrrohet nė rrezik pėr sigurinė.

«Frankfurter Allgemeine Zeitung» shpreh shqetėsim mbi thellimin dhe ashpėrsimin e krizės politike nė Shqipėri pas dėshtimit tė eurodeputetit gjerman David McAllister qė tė ndėrmjetėsojė mes qeverisė dhe opozitės.

Partia Demokratike (PD), sipas FAZ, po kėrkon largimin nga pushteti tė kryeministrit Rama dhe krijimin e njė qeverie tė pėrkohshme, e cila do tė pėrgatiste zgjedhje tė ndershme parlamentare.

Kėtė kėrkesė e ka refuzuar Partia Socialiste (PS). Opozita ėshtė duke e bojkotuar parlamentin tashmė dy muaj.

Demokratėt po akuzojnė socialistėt se duan t’i manipulojnė zgjedhjet e ardhshme dhe pėrmendin manipulimet zgjedhore, tė cilat u regjistruan nga vėzhguesit e OSBE-sė nė zgjedhjet lokale tė vitit 2015.

Nėse mbahen zgjedhjet e 18 qershorit pėrkundėr rrethanave ekzistuese, Rama e ka tė sigurt njė fitore me 90 pėr qind.

Problemi ėshtė se zgjedhjet pa pjesėmarrjen e opozitės nuk shikohen mirė nga BE, ku Shqipėria dėshiron tė anėtarėsohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur», shkruan FAZ. Nė rast se shtyhen zgjedhjet, kjo do tė ishte njė disfatė e rėndė pėr qeverinė.

Sipas gazetės gjermane bllokimi i parlamentit nė luftėn mes partive shqiptare ėshtė metodė gjithsesi e zakonshme. «Mė 2009 socialistėt bojkotuan parlamentin, sepse nuk pajtoheshin me humbjen nė zgjedhje, dhe i bartėn pastaj protestat nė rrugė.

Nė janar 2011 huliganė socialistė u vunė nė krye tė njė marshi paqėsor dhe provokuan forcat e sigurisė. Kur ato u pėrpoqėn tė depėrtonin nė selinė e kryeministrit demokrat Sali Berisha, dy oficerė tė Gardės sė Republikės hapėn zjarr kundėr turmės. Katėr veta vdiqėn.

Dorasit u liruan nė njė proces tė dyshimtė juridik.

Gazeta pėrkujton se argumentet kryesore pėr fitoren e Ramės nė qershor 2013 qenė aferat korruptive tė demokratėve dhe dirigjimi i drejtėsisė.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!