Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Francë, Lë Pen dhe Macron në balotazh

Kandidati i qendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen janë fituesit e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ministria e Brendshme e Francës tha se nga 20 milionë votat e numëruara, Marine Le Pen ka marrë 24.38 për qind, Emmanuel Macron 22.19 për qind, François Fillon 19.63 për qind dhe Jean-Luc Melechon 18.09 për qind të votave.

Më heret, rezultatet e projektuara (exit-poll) nxorrën Macron me 23.7 për qind ndërkohë zonjën Le Pen me 21.7 për qind të votave.

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh më 7 Maj.

Për herë të parë në historinë moderne të Francës nuk avancon asnjë kandidat i partive kryesore në balotazh, duke tronditur sistemin politik të vendit.

Emmanuel Macron, ish ministri i ekonomisë është një pro evropian dhe mbështetës i bizneseve, me lidhje të ngushta me socialistët jo shumë popullor të presidentit Francois Hollande. Mbështetja e tij është e përqendruar kryesisht në zonat e përparuara urbane ku globalizmi ishte i dobishëm për shumëkënd.

Marine Le Pen, e cila pritej nga anketat të dilte e dyta në këto votime, synon t’i japë fund migracionit në Francë, posaçërisht nga vendet myslimane.

Ajo dëshiron që Franca të largohet nga Bashkimi Evropian. Përkrahja për të është përqëndruar në ish zonat industriale në Francë ku papunësia është e lartë sikurse edhe zhgënjimi me ekonominë bashkëkohore dhe rendin social.

Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të forta sigurie pas sulmit në Paris vetëm disa ditë para votimeve në të cilat favorite është kandidatja nacionaliste, anti-islamike, Marine Le Pen.

Mbi 50 mijë policë të mbështetur nga 7 mijë ushtarë, përfshirë edhe forcat e posaçme janë vendosur nëpër rrugë pas sulmit që u mor përsipër nga grupi militant Shteti Islamik. Të shtënat e së enjtes në sheshin Champs-Elysees në zemër të Parisit, lanë pas vetes një polic të vrarë dhe disa persona të plagosur.

Analistët dhe votuesit e intervistuar shpreheshin se i konsideronin këto zgjedhje si më të paparashikueshmet që nga Lufta e Dytë Botërore

Përditësuar me 23 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin