Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Francė, Kadare merr zyrtarisht titullin “Komandant i Legjionit tė Nderit”

Shkrimtari shqiptarë me famë botërore, Ismail Kadare, ka tërhequr sot zyrtarisht titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Fransua Holland.

Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris.

Sipas mediave, dhënia e çmimit për shkrimtarin shqiptar, për vetë mënyrën se si është organizuar ceremonia ka një domethënie të veçantë.

Ndryshe nga rastet e tjera, dhe ndryshe nga zakonisht, dhënës i çmimit do të jetë Presidenti i Frances, Fransua Holland.

Presidenti Holland zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues.

Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë. Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Holland i dorëzoi titullin personalisht.

Më pas, Presidenti i Francës Fransua Holland shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!