Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Financial Times: Qeveria Shqiptare ka dėshtuar, por BE s'mund t'ia kthejė shpinėn

Analisti David Clark ka shkruar njė shkrim nė revisten prestigjoze ''Financial Times'' pėr situatėn nė Ballkan dhe zgjedhjet politike qė zhvillohen nė disa shtete tė rajonit.

Ai ėshtė ndalur gjatė edhe nė Shqipėri.

Clark pranon se qeveria shqiptare ka dėshtuar deri diku tė pėrmbushė tė gjitha premtimet elektorale, por ai shton gjithashtu se nėse zgjedhjet nuk mbahen korrekt atėherė vendi do tė zhytet nė dhunė.

“Shqipėria ėshtė nė prag pėr t’u bėrė shtet i paqeverisshėm. Opozita vazhdon prej tre muajsh bojkotin e Parlamentit dhe njė protestė masive ėshtė planifikuar pėr kėtė fundjavė. Bojkoti i zgjedhjeve mund tė bėhet realitet nėse kryeministri Rama nuk jep dorėheqjen para zgjedhjeve tė 18 qershorit”, shkruan Clark.

“Opozita pretendon se vetėm njė qeveri teknike mund tė zhvillojė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Ajo bazohet nė raportin e fundit tė OSBE-sė, pėr zgjedhjet e 2015 nė tė cilėn pati shumė parregullsi”, shkruan ai.

Clarke shkruan se Shipėria ka njė rol serioz si vend tranzit i drogės dhe prodhues i kanabisit. Ai thotė se Rama ka dėshtuar pėr tė pėrmbushur premtimet elektorale.

“BE ėshtė nė dilemė tė madhe se ēfarė tė bėjė me qeveritė e ndara dhe tė dobta tė Ballkanit Perėndimor.

Nga njėra anė, anėtarėsimi nė BE i jep fund dhe sheshon ēdo konflikt tė fjetur nė Ballkan dhe ėshtė garanci edhe pėr ēuarjen pėrpara tė reformave ekonomike tė vendit. Por nga ana tjetėr, qeveritė janė tė dobėta, korrupsioni ėshtė nė nivele tė larta dhe problemet gjenden kudo nga hedh sytė.

Mirėpo, t’ua ndėrpresėsh tani rrugėn drejt BE-sė kėtyre vendeve, atėherė situata mund tė dalė jashtė kontrollit shumė shpejt”, shkruan Clarke.

Ai thotė se ėshtė mirė qė zgjedhjet tė mbahen mė 18 qershor dhe tė gjenden mekanizma qė opozita tė marrė pjesė nė to.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!