Llogaria ime
AOL Portal Lajme
FBI dhe Senati sfidojnė Trump: Hetimi ndaj Rusisė nuk do tė ndalet

Hetimi i Byrosë Federale të Hetimit për lidhjet e pretenduara mes Rusisë dhe ekipit elektoral të Donald Trump do të vazhdojë, pa u penguar nga shkarkimi i ish-drejtorit James Comey, apo nga faktorë të tjerë.

Kështu deklaroi drejtori në detyrë i FBI-së, Andrew McCabe, para një komiteti të Senatit, i cili kundërshtoi pretendimet e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, që thanë se një nga arsyet e shkarkimit të Comey ishte humbja e besimit të FBI-së tek ai.

“Drejtori Comey gëzonte mbështetje të gjerë brenda FBI-së dhe ende e ka atë. Mund t’iu them me siguri se shumica e punonjësve të FBI-së kishin një lidhje të thellë dhe pozitive me drejtorin Comey”, tha Andrew McCabe, drejtor në detyrë i FBI-së.

McCabe e cilësoi gjithashtu hetimin për Rusinë si një hetim tejet të rëndësishëm, një tjetër kundërshtim ndaj komenteve të Shtëpisë së Bardhë, zyrtarë të së cilës thanë se ky hetim ishte një nga gjërat më të vogla në duart e FBI-së.

Shefi ri i FBI-së u zotua se nuk do të informojë Shtëpinë e Bardhë për progresin e hetimit dhe se do të lajmërojë panelin e Senatit për çdo përpjekje për të ndërhyrë në hetim.

McCabe deklaroi se FBI-ja ka burime të mjaftueshme për të kryer hetimin e çështjes së Rusisë, ndërsa theksoi se, pavarësisht spekulimeve, nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar burrat dhe gratë që punojnë në FBI, të kryejnë detyrën e tyre në mbrojtje të popullit dhe Kushtetutës amerikane.

Edhe Senati do të hetojë

Një panel i Senatit amerikan, do të hetojë mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të viti të kaluar ka lëshuar një kërkesë të rrallë zyrtare për dokumente nga ish-këshilltari i sigurimit kombëtar të Presidentit Donald Trump.

Michael Flynn nuk ka bashkëpunuar vullnetarisht me hetimin, thotë Komiteti i Inteligjencës i Senatit.

Ai u detyrua të japë dorëheqjen në shkurt pasi nuk zbuloi përmbajtjen e bisedimeve të tij me diplomatët rusë.

Shtëpia e Bardhë tha se pushimi i tij befasishëm nga puna erdhi si pasojë e trajtimit jo efikas të çështjes së emaileve të ish Sekretares së Shtetit Clinton, por demokratët pretendojnë se edhe shkarkimi i tij ka të bejë me hetimet për Rusinë dhe se presidenti amerikan kërkon të mbyllë çështjen duke shkarkuar demokratët nga postet kyçe të insitucioneve që merren me këtë çështje.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!