Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Erdogan shpall fitoren nė referendum, ndyshon sistemi nė Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur fitoren në referendumin historik për ndryshimin e sistemit që u mbajt dot në vend.

Erdogan uroi që rezultati i referendumit në Turqi, që do t’i japë më shumë pushtet atij, të jetë “i hajrit për vendin”.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” thotë se pas numërimit të 98.82 për qind të votave, 51.34 për qind kanë votuar në favor të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa 48.66 kanë votuar kundër.

Por interesant është fakti se propozimet kushtetuese të presidentit Erdogan kanë humbur në qytetet e mëdha turke si Diarbakiri, Antalia, Ankaraja apo Stambolli por ka fituar bindëshem në qytetet e vogla dhe sidomos në zonat rurale.

Ndërkohë, kryeministri turk, Binali Yildirim, pritet të mbajë një fjalim para mbështetësve të partisë së tij në orën 21:00 me orën lokalë.

“Fjalimi i ballkonit” është kthyer tashmë në traditë në partinë udhëheqëse të Turqisë dhe mbahet pas çdo fitoreje në zgjedhje që prej themelimit në fillim të viteve 2000.

Yildirim do të vazhdojë të jetë kryeministër deri në vitin 2019, kur në Turqi do të ndryshojë sistemi dhe pozicioni i tij do të hiqet.

Nga ana tjetër partia Opozitare CHP, ka akuzuar “Anadolu Agency” se po manipulon popullin.

Bulet Terzcan tha se sipas të dhënave të marra nga komisioni Qendror i zgjedhjeve janë numëruar vetëm 53 për qind e votave dhe votat kundër janë përpara.

CHP tha se janë rreth 2.5 milionë vota me probleme dhe bëri thirrje për vigjilencë duke paralajmëruar se “asgjë nuk ka përfunduar”.

Media opozitare akuzon Presidentin dhe Kryeministrin se po shpallin fitoren sipas të dhënave të një agjencie lajmesh, ndërsa njoftojnë se 9 milionë turq nuk kanë shkuar në kutitë e votimit, ndërsa 1 milionë vota janë shpallur të pavlefshme. 55 milionë turq kishin të drejtë vote në referendum.

Pushteti që fiton Erdogan

Presidenti turk, Receep Tayyip Erdogan do të jetë një president edhe më i fortë e më i pushtetshëm.

Mbështetësit e Erdoganit thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar me një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin, por kundërshtarët druajnë se kjo mund të çojë në autoritarizëm më të madh.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, Erdogan do të mbetet në detyrë deri në vitin 2029.

Ndryshimet kushtetuese që ishin në lojë në referendum, përfaqësojnë programin më të madh të ndryshimeve kushtetuese, që kur Turqia u bë republikë, thuajse një shekull më parë.

Erdogan do të mund të emërojë ministrat, të lëshojë dekrete, të përzgjedhë gjykatësit dhe të shpërndajë parlamentin. Sistemi i ri anashkalon rolin e kryeministrit dhe përqendron pushtetin në duart e presidentit, duke vendosur të gjithë burokracinë nën kontrollin e tij.

Erdogan thotë se ndryshimet ishin të domosdoshme për të përballuar sfidat e sigurisë në Turqi, nëntë muaj pas një grushti të dështuar shteti dhe për të evituar koalicionet e brishta të së shkuarës.

“Ky votim i popullit kishte të bënte me një sistem të ri qeverisës në Turqi dhe ishte një zgjidhje për ndryshim", tha Erdogan

Sipas Erdogan, sistemi i ri, i ngjason atyre në Francë dhe SHBA dhe do të sjellë qetësi në një kohë trazirash të shënjuara nga rebelimi kurd, militantizmi islamik dhe konflikti në Sirinë fqinje.

Sidoqoftë, gjatë ditës së votimit, nuk munguan as incidentet.

Tre persona u qëlluan për vdekje afër një qendre votimi, në provincën jug-lindore të Diarbakirit.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!