Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Energjia elektrike, treguesi mė i krizės greke

Nė radhėt e gjata pranė pikave ku kryen pagesat e energjisė elektrike nė Greqi, gjen tashmė ēdo ditė e mė shumė qytetarė qė duan tė paguajnė me kėste pėr arsye tė pamundėsisė ekonomike.

Sipas satistikave tė fundit, 40% e grekėve nuk mund tė paguajnė energjinė elektrike dhe vonojnė pagesat, pasi janė gjunjėzuar nga kriza.

Lajmi tashmė publikohet edhe nė mediet e huaja, me titullin “Shekulli i errėsirės sė Greqisė”.

“Siē e shihni, kemi vėnė disa llamba me tė cilat gati po verbohemi, pesė vatėshe ose dy vatėshe. Ndezim dushin vetėm 5 minuta sa tė vaket uji, nė mėnyrė qė tė mos rritet llogaria e energjisė”, tha Kostas Argyros.

Mė shumė se 625 mijė persona apo subjekte qė nuk kanė shlyer llogarinė me vlerė prej 1.3 mld eurosh kanė pėrfituar nga lehtėsimi qė ka krijuar kompania shtetėrore e energjisė, pėr tė paguar me kėste detyrimet, ndėrsa mijėra tė tjerė presin tė pėrfitojnė, por tashmė shuma totale qė grekėt i detyrohen kėtij shėrbimi shkon nė 2.6 mld euro.

“Shuma e pagesės qė dua tė bėj me kėste ėshtė e papėrfillshme, flasim vetėm pėr 319 euro. Por njė familje nė kėtė gjendje bėn pėrpjekje tė mbijetojė. Kėstet do tė mė ndihmonin shumė, por fatkeqėsisht nuk mė pranuan”, tha Konstandinos Sarafis, pensionist.

Njė fenomen gjithnjė nė rritje ėshtė tashmė edhe vjedhja e energjisė, sidomos nė lagjet e varfėra. Njė nga mėnyrat, sipas pėrfaqėsuesve tė kompanisė, ėshtė ajo me magnet, e cila ngadalėson matėsit e energjisė.

Nga 4.470 raste tė konstatuara nė vitin 2012 , vjet janė regjistruar 10.600 tė tilla dhe kjo humbje pėrllogaritet nė 500-600 mln euro nė vit.

Pothuajse ēdo javė ka protesta nga qytetarė qė nuk paguajnė, ose qė vonojnė pagesat, shumica e tė cilėve janė nga familjet e pensionistėve qė kanė vuajtur 13 herė reduktime tė pensioneve nė 7 vitet e fundit, si dhe tė tė papunėve qė tashmė janė 23.3% e popullsisė aktive nė vend.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!