Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Dhuna nė Kuvend, nisin arrestimet nė Shkup

Me kėrkesė tė Prokurorisė, Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme nxorri fletė-arreste pėr 15 persona tė pėrfshirė nė incidentin e skajshėm tė Parlamentit tė enjten.

Individėt e shėnjestruar janė pjesė e protestuesve qė ushtruan dhunė ndaj deputetėve dhe gazetarėve nė sallė. Policia ėshtė vėnė nė lėvizje pėr ndalimin e personave nė fjalė dhe marrjen e tyre nė pyetje, qė do tė pasohet nga masa e sigurisė.

Kėto janė urdhrat e parė tė ministrisė qė prej lirimit tė 8 shtetasve tė ndaluar nė ditėt pas mbrėmjes sė protestave.

Kryetari i VMRO-DPMNE-sė, njėkohėsisht ish-kryeministėr i vendit, Nikolla Gruevski vazhdon tė pretendojė se dhunėn e provokuan kundėrshtarėt politikė.

Mjaft analistė mendojnė se Gruevski nuk ka pėr tu larguar qetėsisht nga pushteti dhe se do tė vazhdojė tė pėrdorė grupet e dhunshme pėr tė ndjellė frikėn e njė pėrshkallėzimi tė krizės nė vend.

Nė Shkup po luhet me zjarrin

“Nacionalistėt maqedonas po luajnė me zjarrin”, paralajmėron njeriu qė dikur ndihmoi tė shmangej zhytja e vendit fqinj nė luftė civile.

Pieter Feith ishte pėrfaqėsuesi i NATO-s nė negociimin e marrėveshjes sė paqes, qė i dha fund muajve tė tėrė pėrplasjesh tė armatosura mes forcave maqedonase tė sigurisė dhe guerrilasve shqiptarė nė vitin 2001.

Ndėrhyrja e tij u konsiderua e vyer asokohe, por pas zhvillimeve tė fundit, Feith sheh sėrish rrezik. “Mos e dhėntė Zoti, por hapi i ardhshėm qė mund tė imagjinoj ėshtė tė rroken armėt si nė 2001-shin, e nėse kjo ndodh do tė gjendemi shumė shpejt nė prag tė njė lufte civile”, ishte komenti i tij pėr “Reuters”.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!