Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Del bilanci nė Maqedoni, 102 persona tė plagosur

Pas një situate dramatike, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rivendosur rendi dhe qetësia, njoftoi TV SHENJA.

Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes stabile të sigurisë.

Sipas komunikates së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.

MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.

Kryeparlamentari Xhaferi: Ja ç’ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë

Kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur dje në një seancë të jashtëzakonshme, ka komentuar situatën e mbrëmshme. 

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni do të ketë pasojat e veta. “Situatë e vështirë. Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasojat e veta”, ka thënë Xhaferi për zeri.info.

Megjithatë ai ka shtuar se tani pritet që gjithçka të shkoje në vendin e vet, ndërkohë që ka konfirmuar se deputetët shqiptarë janë mirë.

“Ne u evokuam menjëherë dhe nuk ishim më në rrezik. Sidoqoftë, tani besoj që gjithçka do të bie në vendin e vet”, ka shtuar Xhaferi për zeri.info.

Ndërkohë dje me tu zgjedhur kryetar i Kuvendit, Xhaferi ka premtuar se si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!