Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Covid-19, Rama kritikon SHBA për menaxhimin e situatës

Edhe pse vendi ynë gjendet në emergjencë totale nga Covid-19, Kryeministri Edi Rama siç duket ka kohë të analizojë dhe komentojë veprimet e liderëve në vende të tjera të botës, sidomos në ato më të zhvilluarat, lidhur me koronavirusin dhe gabimet fatale që ata kanë bërë, me nënvlerësimin e virusit.

Nga një dhomë mbledhjesh në kryeministri, i shoqëruar nga portreti i Ismail Qemalit, kryeministri ka shpjeguar ditën e sotme, për mbarë qytetarët shqiptarë, se si Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë gabime dhe e ka nënvlerësuar koronavirusin dhe tani Amerika i’a ka kaluar edhe Kinës me numrin e të infektuarve.

Rama shprehet se në spitalet e New York-ut nuk kanë më vend dhe as mjete mbrojtëse për mjekët dhe infermierët, megjithatë, sipas Ramës, Amerika “mbase nuk i ka aq problem mijëra dhe dhjetëra mijëra të vdekur, sa ne“.

“Meqë i keni qejf shembujt me Amerikën, ku presidenti u thoshte deri dje, do ikë kjo shpejt, thjesht do ikë, e shikoni tani çfarë ju thotë amerikanëve? Ndërkohë që, duke e pritur të ikë vetë, ia hap rrugën armikut dhe sot kanë kaluar Kinën, me infektim dhe s’po kanë më as vend dhe as mjete mbrojtëse, për mjekët dhe infermirët në spitalet e New York-ut. Por, Amerika është Amerikë dhe mbase mijëra dhe dhjetëra mijëra të vdekur, nuk i ka aq problem sa ne. Po ne, që me Amerikën nuk krahasohemi dot në asnjë gjë, si mund t’ja lejojmë ne vetes të lëshohemi dhe të vëmë në diskutim jetën, duke mos kuptuar, se kjo është luftë për ekzistencë, nuk është një lojë kukamçefti?!“, u shpreh kryeministri.

Përditësuar me 28 Mar 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin