Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Ēanta me mina tė telekomanduara/ Arrestohen dy tė rinj nė Lezhė

9 mina me telekomandë, të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, iu sekustruan dy të rinjve nga Tirana, të cilët u arrestuan në Lezhë, në kuadër të operacionit të koduar “Etalon”.

Ata ishin në vëzhgim prej disa kohësh nga policia, që kishte informacione në rrugë operative mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në momentin e arrestimit, njëri prej të arrestuarve po lëvizte përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Lezhës me çantë në dorl kur u ndalua nga policia.

Brenda saj policia sekuestroi 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, tritol dhe si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.

Po sipas burimeve, dyshohet se 9 minat që janë sekuestruar do t’i dorëzoheshin një biznesmeni nga veriu i vendit, megjithatë për këtë rast Policia e Lezhës po vijon hetimet.

Të arrestuarit janë

– Franko Çinari , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,

– Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë. ( Kotorri rezulton të jetë djali i biznesmenit Hikmet Kotorri, i cili u ekzekutua me armë zjarri në kryeqytet, në maj të vitit 2013 pranë banesës së tij, në zonën e njohur si Tregu Elektrik)

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë ndërsa për të arrestuarit është ngritur akuza “Trafikimi i armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 278/a dhe 25 të Kodit Penal.

U sekuestruan :

– 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë
– 1 çantë sportive
– 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol)
– 4 magneta
– tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.

Policia informoi sot detaje të operacionit të koduar “Etalon”
Operacioni i ndermor nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa javore ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!