Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Buka dhe energjia, ''droni'' ekonomik qė mund tė na ngrejė serbia

Marrėdhėniet tregtare midis Serbisė dhe Shqipėrisė kanė marrė hov tė ndjeshėm gjatė viteve tė fundit.

Kjo rritje u bė mė e fortė pas direktivave tė Bashkimit Evropian, pasi integrimi rajonal ėshtė njė hap pararendės pėr integrimin Evropian tė vendeve tė Ballkanit.

Megjithatė, pyetja qė shtrohet ėshtė sa mund tė quhet integrim ky bilanc tregtar negativ me Serbinė? Ne eksportojmė nė Serbi vetėm 20% tė volumit qė importojmė.

Kjo nė teori varet shumė nga avantazhi konkurrues qė kemi ndaj Serbisė nė lidhje me burimet e ndryshme dhe nevojat e tregut.

Megjithatė, nė praktikė duket se kjo balancė negative ėshtė njė shenjė e pamohueshme se nuk jemi duke shfrytėzuar potencialin tonė ekonomik, duke u reduktuar nė njėfarė mėnyre nė njė vartės tė Serbisė.

Ēfarė importojmė ėshtė akoma mė alarmuese. Vetėm Buka (mielli) dhe Dritat (energjia) pėrfaqėsojnė 70% tė importeve nga Serbia, sipas burimeve zyrtare.

Thėnė ndryshe, jo vetėm qė jemi tė varur pėr burimet kryesore tė ekzistencės sė pėrditshme, por edhe na mungojnė opsionet pėr shkak tė ēmimit qė jemi tė gatshėm tė paguajmė pėr kėto shėrbime bazė.

Sot pėr sot, ēmimet qė ofron Serbia pėr miellin dhe energjinė janė mė tė ulėtat qė mund tė aksesojmė, ēka sjell njė rol monopolist tė kėsaj tė fundit nė tregun tonė.

Tė gjithė i kujtojmė ndodhitė jo shumė tė largėta tė skandalit qė lidhej me cilėsinė e miellit qė importohej nga Serbia ose me dyfishimin e ēmimit tė elektricitetit nė kohėn kur tregu shqiptar ishte nė krizė.

E thėnė mė thjeshtė, kjo varėsi kaq e lartė e tregtisė mbi produktet bazė bėn qė tė mos kemi kontroll as mbi ēmimin as mbi cilėsinė.

Departamenti Amerikan i Bujqėsisė deklaron nė njė raport pėr Serbinė se Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja importojnė nivelin mė tė ulėt tė miellit serb, pasi gruri mė cilėsor eksportohet nė Spanjė, Zvicėr dhe Itali.

Gjithashtu, ky raport thekson se kategorizimi i miellit sipas nivelit tė proteinės pėr konsum njėrėzor apo pėr  kafshėt ėshtė dizenjuar nė 2015 dhe ka filluar tė implementohet vetėm nė vitin 2016.

Ēmimet e miellit pėr konsumatorin sipas cilėsisė variojnė nga 140 – 143 dollarė pėr  ton. Tregu i miellit pėr eksport nė Serbi vlerėsohet nė 500 milionė dollarė.

Megjithatė, pėr  shkak tė ēmimeve tė ulėta si dhe ofertės mė tė lartė tė kėrkesės gjatė viteve 2015 dhe 2016, prodhuesit serbė tė miellit janė pėrballur me njė sasi stoku tė lartė tė cilėn akoma nuk e kanė shitur dhe e cila si prioritet ka vendet e Ballkanit.

Prandaj nevojitet njė kontroll i mirė i mallrave qė hyjnė nė Shqipėri gjatė kėtij viti pėr t’u siguruar qė eksportuesit serbė nuk do tė mbushin tregun me mallra tė skaduara.

Shqipėria ėshtė importuesi i tretė mė i madh i miellit serb pas Bosnjės dhe Rumanisė me 10% tė totalit tė eksportit serb.

Nga ana tjetėr, Shqipėria importon 46 milionė dollarė grurė/miell nė vit.

Rusia ėshtė burimi i kryesor i grurit pėr Shqipėrinė i ndjekur nga Serbia. Pėr  shkak tė embargove tė ndryshme tė imponuara mbi Rusinė gjatė 2 vjetėve tė fundit dhe ngadalėsimit tė shitjeve, ēmimi i eksportit tė miellit rus ka rėnė nga 250 dollarė pėr  ton nė 2014, nė 200 dollarė pėr ton nė 2015, duke arritur nivelin mė tė ulėt historik nė 169 dollarė pėr ton nė 2016, vlerė qė sėrish mbetet mė e lartė se ēmimet qė ofron Serbia.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!