Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Brexit, Brukseli i kërkon të tjera ''haraçe'' Britanisë

Britanisë do t’i duhet t’i paguajë detyrime Brukselit edhe për shumë vite pas “Brexit”-it.

Sipas një raporti sekret të BE-së i bërë publik nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbetet nën juridiksionin e gjykatave europiane dhe do të detyrohet t'i lejojë të afërmit e emigrantëve europianë që të jetojnë në Britani.

Këto dhe të tjera kushte gjenden në udhëzuesin e kryenegociatorit europian Michael Barnier, i cili do të nisë bisedimet për “Brexit” pas zgjedhjeve të 8 qeshorit në Britani.

Fundi i lëvizjes së lirë për punonjësit nga vendet e BE-së, i kontributeve për Brukselin dhe mbikëqyrjes së Gjykatës Europiane të Drejtësisë janë thelbësore për planet e Theresa Mayt për t’u larguar nga blloku, largim që duhet të ndodhë në vitin 2019, pas dy vitesh negociata.

Por dokumenti, që shpreh pozicionin e ashpër të 27 anëtarëve të BE-së, tregon qartë se qëllimi i Brukselit është të mbrojë të drejtat e 3 milionë qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani, të marrë parà nga Londra për shumë angazhime ekzistuese dhe të sigurohet se gjykatësit europianë do ta bëjnë Londrën t’i bindet traktatit pas “Brexit”-it.

Kërkesat që përmbahen në dokument janë një shuplakë e fortë ndaj zotimeve të Mayt, mbi të gjitha atij për t’i dhënë fund juridiksionit të gjykatës europiane në Britani, diçka që kryeministrja britanike pritet ta përmendë edhe në fushatë.

Një tjetër pikë e fortë debati duket se do të jenë të drejtat e qytetarëve europianë në Britani pas “Brexit”, sepse në dokument shkruhet se ato do të përcaktohen bazuar në ligjet e BE-së.

Sipas “Reuters”, dokumenti iu dërgua 27 kryeqyteteve të BE-së më 31 mars.

Dokumenti nuk përfshin udhëzime për marrëveshjet e ardhshme tregtare, por trajton vetëm çështjet urgjente pas largimit të Britanisë.

Përditësuar me 22 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin