Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Bossi flet pėr diplomėn nė Shqipėri, “Trofta” i lė tė gjithė gojė hapur

Njė hetim i nisur nė Itali pėr shpėrdorimin e fondeve tė partisė Liga e Veriut nga familja e Umberto Bossi-t zbuloi dhe faktin se djali i tij ishte diplomuar nė Shqipėri pa frekuentuar universitetin nė vendin tonė.

“Mėsova pėr diplomimin tim nė Shqipėri vetėm pas kėtij hetimi”, deklaroi Renzo Bossi gjatė marrjes nė pyetje bashkė me babain e tij, tė cilėt u pėrpoqėn tė mbroheshin pėr akuzėn e blerjes sė diplomės nga Universiteti Kristal nė Tiranė me paratė publike tė partisė.

“Diplomėn e kam parė vetėm pasi u publikua gjatė hetimeve. Mbeta i habitur pasi edhe ditėlindja nė diplomė ishte shkuar gabim”, ka shtuar Bossi,

Djali i Umberto Bossit ka vazhduar mė tej duke thėnė se nuk e dinte se ish-punonjėsi i Thesarit nė Ligėn e Veriut kishte ndėrmjetėsuar diplomimin e tij nė Shqipėri.

Renzo Bossi qė nė Itali njihet me nofkėn “Trofta”, pėr shkak tė nivelit tė ulėt tė inteligjencės sė tij, i befasoi tė gjithė kur tha se, ai nė fakt kishte nė plan qė tė shkonte pėr tė studiuar nė SHBA.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!