Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Amnistia/ miratohet vendimi pėr faljen e detyrimeve tė papaguara pėr makinat dhe bizneset

Qeveria ka miratuar dje ligjin qė fshin detyrimet e papaguara pėr makinat dhe biznesin deri nė dhjetor tė 2010-s.

Ligji fal gjobat dhe interesat kur paguhen detyrimet pas 1 janarit 2011 deri nė 2014, shkruan “Panorama”. 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje nė konferencėn pėr shtyp tha se nga ligji i fshirjes sė detyrimeve qytetarėt dhe biznesi pėrfitojnė 90 miliardė lekė.

Ministri Ahmetaj deklaroi se ligji i fshirjes sė detyrimeve ėshtė njė masė qė ndihmon formalizimin e biznesit.

“Ligji pėr pagesėn me kusht tė detyrimeve dhe fshirjen pjesore tė gjobave kalon nesėr(sot) nė qeveri. Detyrimet qė fshihen nė total janė gati 90 miliardė lekė. Besoj se nėpėrmjet kėsaj mase, sipėrmarrja do tė formalizohet, por edhe buxheti i shtetit do tė pėrfitojė tė ardhura nėpėrmjet lehtėsimit tė pagesės sė principalit, e shoqėruar me fshirje gjobash dhe interesash”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Ligji fshin detyrimet edhe pėr 144 mijė automjete qė nuk kanė paguar taksat deri nė 2010-n.

Nė ligj parashikohet se nė rast se pronari i mjetit nuk dėshiron tė kryejė ēregjistrimin, ai duhet tė paguajė vetėm taksat pėr periudhėn nga 2011-ta deri nė 2014-n, ndėrsa i falen gjobat dhe kamatėvonesat.

Nėse pronari i makinės nuk paraqitet brenda 6 muajve pėr tė kryer procedurat, makina do t’i ēregjistrohet nga Drejtoria e Shėrbimit tė Transportit, ndėrsa targa do t’i dėrgohet pėr bllokim tė mjetit Policisė sė Shtetit dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

AMNISTIA E SHTĖPIVE

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pėrsėriti edhe njė herė se numri i lartė i aplikimeve pėr rivlerėsimin e shtėpive me 2 pėr qind ishte arsyeja qė afati u shty deri mė 31 maj.

Ministri Ahmetaj tha se deri nė muajin shkurt kanė aplikuar 35 mijė qytetarė.

“Numėr total aplikimesh kemi 31,564 aplikime dhe nė ditė ka 80 aplikime, gjė qė e bėri tė domosdoshme sh ligjit nga fundi i muajit shkurt qė ishte, deri nė fund tė muajit maj. Ka qenė njė kėrkesė e shumė agjentėve dhe vlerė- suesve qė reflektonin kėrkesat e qytetarėve. Nė rastin konkret, vlera e aplikuar ėshtė 2,75 miliardė lekė dhe vlera e arkėtuar ėshtė 1,9 miliardė lekė”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri i Financave tha se nga ulja e taksės 2 pėr qind nga 15 pėr qind qė ishte mė parė, qytetarėt kursyen 180 milionė dollarė.

“Nga buxheti i qytetarėve janė shpėtuar, pėr shkak tė taksės sė reduktuar tė rivlerėsimit nga statistikat e reja 180 milionė dollarė, qė qytetarėt me njė regjim afatshkurtėr tė taksės 15 pėr qind do tė kishin paguar 180 milionė dollarė mė shumė se ē’kanė paguar nė buxhetin e shtetit gjatė kėsaj periudhe. Si vlerė e shtuar nė pasurinė e qytetarėve ėshtė formalizuar pak mė shumė se 1 miliard dollarė”, u shpreh Ahmetaj.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!