Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Aksident i rëndë në Milot, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë është shënuar në Milot ku mësohet se të paktën tre persona janë plagosur.

Raportohet se dy makina jane perplasur koke me koke me njera tjetren ne zonen e njohur si Ura me Harqe, prane rruges se vjeter Laç-Lezhe. Ne kete aksident jane plagosur rende tre persona.

Mjetet e perfshira ne aksident jane nje Volkswagen me targë AA913HM me drejtues shtetasi I.S. banues në Kukës dhe mjeti Benz me targë LE8330A me drejtues shtetasi L. I. banues në Ishull – Shëngjin.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjeri në mjetin Volkswagen si dhe drejtuesi me një pasagjere në mjetin Benz të cilët u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i policise

Më datë 02.05.2017, rreth orës 16:00, në supërstraden Rrëshen – Milot, tek Ura me Harqe, janë përplasur mjetet Volkswagen me targë AA913HM me drejtues shtetasi I.S. banues në Kukës dhe mjeti Benz me targë LE8330A me drejtues shtetasi L. I. banues në Ishull – Shëngjin.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjeri në mjetin Volkswagen si dhe drejtuesi me një pasagjere në mjetin Benz të cilët u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalim i gabuar i njerit prej mjeteve.

Përditësuar me 02 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin