Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
100 vjetori i ''Fatimas''/ Papa Françesku viziton Portugalinë

Papa Françesku ka vizituar të shtunën qytetin e Fatima-s në Portugali, ku është pritur nga rreth 500 mijë besimtarë.

Kjo vizitë ka përkuar me 100 vjetorin e shfaqjes së Virgjëreshës Mari fëmijëve, Francisco dhe Jacinta Marto, të cilët janë shenjtëruar nga Kisha Katolike.

Papa Françesku u lut në varret e tyre para ceremonisë së Kanonizimit, e cila u mbajt në ambient të hapur dhe u ndoq prej rreth 500 mijë njerëzve.

Dy fëmijët, vëlla e motër, bashkë me kushërirën e tyre Lucia, më 1917 kanë pretenduar se ju është shfaqur Virgjëresha Mari, e cila u ka treguar tre sekrete, të cilat më vonë u interpretuan si parashikimi i Luftës së Dytë Botërore, fundi i Luftës së Ftohtë dhe vdekja e një Pape.

Historia e fëmijëve nuk u besua nga autoritetet e kohës dhe ata u dënuan me vdekje me vaj të nxehtë, nëse nuk do të rindryshonin historinë e tyre.

Vëlla e motër, i shpëtuan dënimit me vdekje, por humbën jetën si pasojë e sëmundjeve epidemike, Francisco më 1919 dhe Jacinta më 1920.


Përditësuar me 15 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI:
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin

TE FUNDIT

Kërcënimi i Al Kosova për shqiptarët

Kërcënimi i Al Kosova për shqiptarët


përplasja e tregtarëve me policinë

përplasja e tregtarëve me policinë


Pamjet e aeroporteve

Pamjet e aeroporteve