WhatsApp ndryshon rregullat, nuk funksionon më në disa smartphone
WhatsApp ndryshon rregullat, nuk funksionon më në disa smartphone
Publikuar me: 02 Dhj 2016

Nëse po përdorni një telefon të vjetër smartphone për të dërguar mesazhe me WhatsApp, për Vitin e Ri mendoni si dhuratë një telefon të ri.

Kjo pasi WhatsApp ka bërë të ditur se nuk do të funksionojë më për shumë telefona deri në fund të këtij viti.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për telefonat e vjetër me sistem operimi Windows, Android, Apple, Blackberry dhe Nokia.

Për modelet Apple do të funksionojë deri në mesin e janarit, kurse për modelet Blackberry dhe Nokia deri në mesin e vitit 2017.

WhatsApp bëri të ditur lajmin gjatë festimit të 7-vjetorit që prej krijimit në vitin 2009.

Ky aplikacion përdoret aktualisht nga më shumë se 1 miliard njerëz në të gjithë botë.

Aplikacioni nuk do të funksionojë më për modelet: Android 2.1 dhe Android 2.2; Windows Phone 7 dhe iPhone 3GS/iOS 6 si dhe për BlackBerry 10, Nokia S40 dhe Nokia Symbian S60.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 643 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI: