Top-Channel, kriza e aksioneve pėrfundon nė Gjykatė
Publikuar me: Martė, 26 Janarė 2016 19:52
zoom Ajo qė pėrflitej se po ''ziente'' prej kohėsh nė Top-Channel duket se po del nė sipėrfaqe.

Kriza e kėtij kanali tashmė ėshtė bėrė publike dhe fati i televizionit mė tė madh nė vend ėshtė realisht nė rrezik.

Nė betejė janė futur as mė pak as mė shumė sesa pronarėt e tij. Konflikti duket tė jetė serioz dhe ndaj ka pėrfunduar nė gjykatė.

Nga njėra anė janė Albert Sino dhe Aurel Baēi, dy nga miqtė e pronarit tė ndjerė Dritan Hoxha. Nė anėn tjetėr ndodhet gjithė familja e tij: Itan Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha dhe Vjollca Hoxha.

Kėta tė fundit i kanė paditur tė parėt sepse duan kthimin mbrapsht tė aksioneve qė u ka dhėnė dikur burri dhe babai i tyre.

Sipas burimeve tė Lapsi.al, znj Hoxha ka marrė si pėrfaqėsues ligjor avokatin e njohur Maks Haxhia (qė ka depozituar padinė nė 18 janar) i cili mendohet se do ta pėrqėndrojė mbrojtjen e tij nė kthimin e aksioneve tė Top Medias pranė familjes, sepse i ndjeri Dritan Hoxha i ka falur ato pa miratimin e bashkėshortes.

Palėt janė pozicionuar nė njė betejė tė ashpėr dhe konflikti i fundit mendohet se ka lindur pas shkarkimit tė ish drejtorit tė pėrgjithshėm, Enkel Joti.

Edhe aksionerėt e tjerė mė nė fund u dorėzuan pėrpara kėrkesės kėmbėngulėse tė zonjės Hoxha, pėr shkarkimin e ish drejtorit. Kjo ndodhi ashtu siē shkroi Lapsi.al nė mes tė dhjetorit tė kaluar.

Por ata nuk ishin dakord qė ky “lėshim”, tė shoqėrohej edhe me marrjen e komandės nga Vjollca Hoxha dhe me regjistrimin e saj si administratore nė QKR.

Pasi kjo ndodhi dhe lajmi u bė publik nė ditėt e para tė janarit, nė Top Channel nuk ka mė qetėsi. Tė gjitha emėrimet, shkarkimet, lėvizjet e emisioneve, kanė pėr qėllim marrjen e frenave tė televizionit nga palėt kundėrshtare.

Sepse tė gjithė e dinė mė sė miri se kush do tė shkojė nė gjykatė me fuqinė mediatike nė duar, ai do ta fitojė edhe betejėn ligjore. Nga mėnyra se si funksionon sistemi ynė i drejtėsisė, nuk ka rrugė tjetėr.

Po pse lindi tani kjo ēėshtje, ndėrkohė qė i ndjeri Dritan Hoxha i kish falur qė nė qershor 2007, 60% tė aksioneve? Pse Vjollca Hoxha kėrkon ēregjistrimin e aksioneve, heqjen e sė drejtės sė votės, heqjen e mundėsisė pėr tė marrė fitimet pėr dy partnerėt e saj Albert Sinon dhe Aurel Baēin?

Edhe mė parė Lapsi e ka shpjeguar kėtė konflikt. Ai ėshtė njė tentativė pėr t'u pėrfillur nga pushteti, qė u bė edhe mė e fortė qė kur Edi Rama refuzoi t'i jepte zonjės Hoxha parkimet e qytetit tė Tiranės qė i kishte premtuar Lulzim Basha.

Qė nga ajo ditė, trashėgimtarja e Top Channelit dhe kryeministri nuk kanė mė paqe (lexo shkrimin poshtė). Pikėrisht pėr kėtė, ajo filloi tė flirtojė edhe me Ilir Metėn i cili ka sot, me stafin e ri, shumė mė tepėr influencė nė Top Channel. Kjo lėvizje iu bė e detyruar pas fjalėve tė pėrhapura se televizioni tjetėr rival, Klan, po komplotonte pėr llogari tė Edi Ramės, kundėr Ilir Metės.

Por pavarėsisht nga kėto kalkulime politike, pėrplasja mes pronarėve mund tė rezultojė fatale pėr TV mė tė madh nė vend. Kjo ėshtė padyshim kriza mė e madhe qė kjo media ka pasur qė prej themelimit tė saj dhe mund ta ēojė atė drejt njė beteje tė brendėshme pa fund. /Lapsi.al/
Tags: top-channel

Imazhe nga Artikulli


Burimi: lapsi.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 582 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
100%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!