Rrėfehet gruaja e varfėr Indiane: Si mė shėroi Nėnė Tereza
Publikuar me: Diele, 04 Shtator 2016 18:36
zoom Rregullat strikte tė Vaktikanit kėrkojnė qė pėr tė arritur deri tek Shenjtėrimit duhet tė provohen dy mrekulli tė verėtuara katėrcipėrish edhe nga ana shkencore.

Edhe pse nė njė hark tė shkurtėr kohorė nga vdekja e Nėnė Terezės, kėto mrekulli tashmė janė provuar e cila u Lumturua nė vitin 2003, hapi i parė drejt Shenjtėrimit.

Tashmė Shėn Terezės sė Kalkutės, kohė mė parė i ėshtė njohur shėrimi i njė gruaje nga India, e cila prej vitesh vuante nga njė tumor akut nė stomak.

Qė nga ajo kohė, Monica Besra, njė grua e varfėr, e cila jeton nė njė fshat tė thellė tė Indisė nė kufi mes Bangladeshit, Nepalit dhe Butanit, u kthye nė qendėr tė vėmendjes sė gjithė opinionit publik, pėrfshirė kėtu dhe debatet mes mjekėve dhe teologėve.

Por vetė ajo, rrefėn pėr herė tė parė pėr njė televizion shqiptar, mrekullinė qė Nėnė Tereza ka bėrė mbi tė.

“Rreth 20 vite mė parė u diagonostikova me tumor nė stomak. Mora shumė mjekime, por nuk pata asnjė pėrmirėsim. Mė mbaruan tė gjitha paratė me mjekime dhe doktorė. Mė pas, njė nga tė afėrmit e mi u lidh me Spitalin e Nėnė Terezės dhe ai mė kėshilloi qė tė shkoja atje sepse ishte falas dhe kjo ishte arsyeja pse u drejtova atje”, rrėfen Monica.

Top Channel: Mund tė na shpjegoni si ndodhi qė u shėruat?

Monica Besra: Nė atė kohė vuaja nga njė tumor akut. Mė 5 shtator kishte njė meshė tė posaēme pėr Nėnė Terezėn, por edhe pse isha nė gjendje shumė tė rėndė dhe mezi ecja, mblodha forcat qė tė shkoja atje pėr t’u lutur. Gjatė meshės, njė nga motrat mori medaljen e Marias, qė kishte prekur trupin e Nėnė Terezės gjatė funeralit. Ajo e vendosi fotografinė e saj nė stomakun tim dhe bėri njė lutje: “Nėnė, sot ėshtė dita jote. Ti i ke dashur tė varfrit. Bėj diēka pėr Monican”. Ndjeva qė njė dritė doli nga fotografia e Nėnė Terezės dhe hyri nė trupin tim. Ditėn tjetėr unė isha tjetėr njeri. Mėngjesin e 6 shtatorit unė u ēova e shėruar. Kjo ishte njė mrekulli e Nėnė Terezės”, thotė ajo.

Top Channel: Shumė persona janė skeptikė lidhur me shėrimin tuaj, cfarė mund t’u thoni atyre?

Monica Besra: Nė atė kohė kisha zėnė shtratin dhe nuk arrija dot as tė ecja, por nė mėngjesin e datės 6 shtator u ēova nga krevati, fillimisht duke u mbajtur nė muret e dhomės, por pashė qė nuk kisha nevojė, pasi arrija tė ecja vetė dhe nuk kisha asnjė shqetėsim nė stomak. Motrat dhe doktorėt u habitėn kur panė qė tumori nuk ishte mė. Kjo ėshtė e gjitha vetėm nga bekimi i Nėnė Terezės.

Top Channel: Ju cilit besim i pėrkisni?

Monica Besra: Mė parė ishim Hindu, por pasi u bekova dhe u shėrova tėrėsisht nga Nėnė Tereza, u konvertuam tė gjithė nė katolikė.

Top Channel: Tashmė Vatikani ka vendosur Shenjtėrimin e Nėnė Terezės, ēfarė do tė thotė kjo gjė pėr ju?

Monica Besra: Pėr mua Nėnė Tereza ka qenė shenjtore qė mė parė, qė nė momentin qė ajo mė hoqi tumorin. Shenjtėrimi i saj, provon qė ajo me tė vėrtetė ishte e dėrguara e Zotit nė tokė qė ndihmonte njerėzit e varfėr, tė sėmurėt dhe ata qė ishin tė lėnė nė harresė nga e gjihė shoqėria.

Fotografitė e Nėnė Terezės nuk mungojnė nė asnjė mur tė shtėpisė modeste tė familjes Besra. Nė to janė tė dokumentuara dhe momentet kur vetė Monica ėshtė lutur pranė varrit tė Nėnė Terezės nė Kalkutė. Ajo, nuk ngurron tė nxjerrė nga dhoma dhe njė fotografi, tė cilės, siē thotė vetė, i lutet ēdo ditė pasi i riktheu jetėn.
Tags:

Imazhe nga Artikulli


Burimi: Top-channel. Tv | Editor: Redaksia Online | Lexuar 550 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!