Prokuroria: Ja ēfarė rrezikojnė kryebashkiaku Roshi dhe dy deputetėt Selami e Muhedini
Publikuar me: Premte, 23 Dhjetor 2016 12:16
zoom Nuk do tė pėrfundojė me shkarkimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisė sė Kavajės dhe heqjen e mandatit pėr deputetin e LSI, Shkėlqim Selamit.

Tė dy zyrtarėt do tė pėrballen me drejtėsinė.

Ata do tė ndiqen penalisht nėn akuzėn pėr falsifikim tė dokumentave zyrtarė, siē parashikon ligji i dekriminalizimit dhe Kodi Penal.

Pėr falsifikim tė formularit tė vetėdeklarimit, Kodi Penal parashikon dėnime nga 6 muaj deri nė 4 vjet.

Rovena Gashi, drejtuese e strukturės pėr dekriminalizimin nė Prokurorinė e Pėrgjithshme ka pohuar se pėr Roshin e Selamin do tė nisė ndjekja penale.

Ajo ndėrhyri nė lidhje telefonike nė emisionin Opinion duke bėrė sqarimet pėr tė dy rastet.

Kėshtu do tė ndodhė edhe pėr deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri.

Gashi: Nė bazė tė ligjit pėr dekriminalizmin, tė votuar nga deputeti aty dhe 139 tė tjerė, Prokurori i Pėrgjithshėm, ka nisur verifikimin pėr zyrtarė tė lartė. Procedura pėr zotėrinė (Shkėlqim Selamin) ka nisur pasi ka patur indicie pėr precedentė nė Itali.

Fevziu: Pėr ēfarė akuzohej?

Gashi: Pėr trafik tė qenieve njerėzore

Selami nėn zė: Ia fut kot

Fevziu: A ka marrė pafajėsi?

Gashi: Jo nuk ka marrė pafajėsi, por i ėshtė parashkruar ekzekutimi dhe ndjekja penale, pasi ka kaluar njė periudhė e gjatė dhe autoritet italiane s’kanė patur mė interes.

Selami nėn zė: Ky ėshtė skandal

Fevziu: Ka raste tė tjera, zyrtarė qė i kap ligji i dekriminalizmit?

Gashi: Po ka edhe raste tė tjera tė zyrtarėve tė lartė qė janė nė proces verifikimi nga ana jonė. Janė zyrtarė tė lartė, mes tyre dhe deputetė

Fevziu: Ēfarė ndodh me deputetėt, si ėshtė procedura?

Gashi: Prokuroria bėn verifikimet dhe nė bazė tė ligjit i kėrkon KQZ-sė heqjen e mandatit. Ky ėshtė procesi administrativ, mė pas do tė nisė edhe ndjekja penale pėr ta.

Vezaj: Po pėr Rroshin a kanė ardhur materialet nga Italia?

Gashi: Autoritet italiane nuk kanė sjell ende leter-porosi, por ne kemi informacionet pėr pėrfshirje nė aktivite kriminale kaq mjafton pėr tė zbatuar pjesėn adiministrative (shkarkimi).

Ndėrsa procedimi penal do tė nisė nė njė kohė tjetėr.
Tags:

Imazhe nga Artikulli


Burimi: Lapsi.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 547 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!