Ora/60 minuta pas, nga djela një orë gjumë më shumë
Ora/60 minuta pas, nga djela një orë gjumë më shumë
Publikuar me: 29 Tet 2016

Të dielën në orën 02:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizin 60 minuta pas, duke rikthyer orën dimërore.

Akrepat do të shkojnë prapa një orë, pra ora 03:00 do të jetë ora 02:00 pas mesnate.

Ndryshimi i orës synon shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Java e fundit e tetorit dhe e diela e fundit e marsit janë kohët e ndryshimit të orës.

Ndryshimi i orës ajo filloi të behej thuajse i njëjtrajtshëm në Europë nga viti 1974, pas krizes së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojne përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndërkohë që Turqia ka deklaruar se ka vendosur që të mos bëhet pjesë ndryshimit të orës duke ju bashkuar Qipros Veriore në këtë akt.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 548 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI: