Ndryshon ligji pėr nėnshtetėsinė greke, ja procedurat e reja
Publikuar me: Diele, 12 Shkurt 2017 14:49
zoom Sė shpejti priten ndryshime nė dispozitat pėr marrjen e nėnshtetėsisė greke.

Madje, amendamenti pėrkatės ėshtė shqyrtuar kėtė javė nė komisionin pėrkatės parlamentar, ku pati edhe njė pėrplasje midis anėtarėve nga SYRIZA dhe partisė ANEL tė Panos Kammenos.

Njė nga pikat e amendamentit lidhet me kalimin e kompetencave pėr dhėnien e nėnshtetėsisė, nga ministria e Politikės sė Emigracionit, nė ministrinė e brendshme.

Ky shėrbim si dhe tri komisionet e natyralizimit (politografisi), do tė kalojė nė vartėsi tė sekretariatit tė pėrgjithshėm tė zgjedhjeve.

Nė kuadėr tė transferimit tė kompetencave, ministria e brendshme do tė fillojė thjeshtėzimin e procedurės pėr marrjen e nėnshtetėsisė greke.

Kėshtu bėn tė ditur radio Athina 9,84, qė shton se tė drejtėn pėr tė pėrfituar nėnshtetėsinė do ta kenė edhe emigrantėt qė jetojnė u punojnė ligjėrisht nė Greqi pėr njė periudhė prej tė paktėn 7 vjetėsh.

Radio Athina vė nė dukje se ligji qė kishte hartuar presidenti aktual i republikės greke, Prokopis Pavlopulos dhe e evoluoi mė tej Janis Ragusis nė 2010, pėr kėtė kategori parashikohej njė qėndrim e punėsim dhjetėvjeēar. Mė tej, ligji parashikon qė fėmijtė e emigrantėve, nėse lindin nė Greqi, marrin automatikisht nėnshtetėsinė greke. Nė tė kundėrt, e marrin nėnshtetėsinė pasi tė kenė kryer gjashtė vjet tė sistemit arsimor grek, vė nė dukje Radio Athina.

Provimi i gjuhės greke

Sipas burimeve tė cituara nga radio, ndryshimet e para nė procesin e nėnshtetėsisė lidhen me provimet e gjuhės greke (glosomathia), qė emigrantėt japin para komisioneve tė Natyralizimit. Qėllimi i ministrisė ėshtė qė kėto provime tė bėhen mė tė thjeshta, pasi deri tani, shumė prej emigrantėve janė ankuar pėr lėndėn qė duhet tė kenė lexuar me qėllim qė tė kalojnė provimin. Mė tej, ministria synon qė provimet tė bėhen mė shpesh, kėshtu qė kandidatėt mos tė presin me muaj e vite qė tė caktohen datat e provimeve.

Sipas rregullave tė tanishme, kandidatėt pėr marrjen e nėnshtetėsisė greke duhet tė kenė njohuri mbi historinė dhe gjeografinė e Greqisė, ndėrsa lėnda qė jepet provim ofrohet falas pėrmes faqes sė internetit tė ministrisė sė brendshme (www.ypes.gr).

Athina 9,84 shton mė tej se objektivi i ministrisė sė brendshme ėshtė qė brenda kėtij viti tė ketė finalizuar dhe votuar gjithė ndryshimet nė legjislacionin pėr marrjen e nėnshtetėsisė greke.

Nė tė njėjtėn kohė, do tė shqyrtohen edhe ndryshime nė procedurėn e lejeve tė qėndrimit.
Tags:

Imazhe nga Artikulli


Burimi: panorama.com.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 522 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Si quhet deti ne jug te shqiperise?(vetem emri). Pergjigju:=Pergjigja eshte: jon
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!