Kush janė dy mrekullitė qė do shėnjtėrojnė ''Nėnė Terezėn''
Publikuar me: Diele, 14 Gusht 2016 19:07
zoom Nėnė Tereza pritet tė shpallet shenjtore mė 4 shtator nga Papa Franēesku.

Por qė tė shpallesh shenjtore duhet tė ofrohen prova se ajo ka kryer mrekulli.

Prifti Brian Kolodiejchuk, njė kanadez, ėshtė personi kryesor qė ka promovuar rastin e saj, duke dokumentuar dy mrekullitė qė faktojnė se Nėnė Tereza ėshtė shenjtore.

Ai ėshtė intervistuar nga NY Times.

Mrekullia e parė ishte rasti i Monica Besra nė Bengal, Indi.

Ajo kishte njė tumor nė bark, rreth 17 centimetra.

Familja e saj kishte provuar shumė gjėra, por asgjė nuk po funksiononte.

“Pak a shumė po vdiste. Mė 5 shtator, pėrvjetorin e parė tė vdekjes sė Nėnė Terezės, njė nga motrat mori medaljen e Marias, qė ka prekur direkt trupin e Nėnė Terezės gjatė funeralit dhe e vendosi nė stomakun e Monica-s dhe bėri njė lutje tė thjeshtė: “Nėnė, sot ėshtė dita jote. Ti i ke dashur tė varfėrit. Bėj diēka pėr Monica-n”. Kjo ndodhi nė orėn 5 tė pasdites. Nė orėn 1 tė mėngjesit, Monica u ngrit nė mes tė natės, shkoi nė banjė dhe zbuloi se barku i saj ishte i rrafshėt”, thotė prifti.

Sipas tij, nė rastin e Monica-s janė konsultuar 11 mjekė dhe vetėm njė prej tyre ishte katolik.

Mrekullia e dytė ndodhi nė Brazil.

Njė burrė, Marcilio, kishte infeksion nė tru dhe kishte zhvilluar hidrocefali.

“Gruaja e tij nisi njė novena, nėntė ditė lutje te Nėnė Tereza, dhe u kėrkoi familjarėve tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Mė 9 dhjetor, Marcilio kishte dhimbje tė forta nė kokė dhe kaloi nė koma. Ishte pranė vdekjes. Mjeku u fut nė dhomėn e operimit, duke shpresuar t’ia thithė ujin, por nuk e bėnte dot siē e kishte planifikuar, prandaj u largua nga dhoma e operimit pėr tė gjetur njė mjek tjetėr qė mund t’a bėnte. Kur u kthye, ai zbuloi se Marcilio ishte zgjuar, nuk kishte dhimbje dhe thoshte: Ēfarė po bėj kėtu”. U bėnė dy skanime truri dhe tė gjithė kirurgėt thonin se kjo nuk mund tė ndodhė. Mjeku i Marcilio-s tha se ata kanė pasur 30 pacientė me hidrocefali. Tė gjithė kanė vdekur pėrveē Marcilio-s”.

Gazetari i NY Times e pyet priftin edhe pėr faktin qė Nėnė Tereza ka shkuar tek varri i diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

Ai thotė se ky ėshtė njė mashtrim.

“Ajo kishte kėrkuar tė shihte varrin e nėnės dhe motrės dhe qeveria e dėrgoi, pa i treguar, tek varri i Hoxhės. Mė pas ajo tha, a mund tė shkoj tė shoh varrin e nėnės dhe motrės? Pėrkthyesi shqiptar, qė ka dhėnė dėshminė e tij, tha: “Ne nė Shqipėri e dimė se ēdo vizitor i huaj duhet tė dėrgohet tek varri i Enver Hoxhės. Kjo ėshtė pjesė e protokollit’”.
Tags:

Burimi: mapo.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 884 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!