Ilva Tare zbulon skicën e Ramës në ''Tonight''
Ilva Tare zbulon skicën e Ramës në ''Tonight''
Publikuar me: 01 Pri 2016

Një intervistë e kryeministrit Rama për gazetaren Ilva Tare në emisonin “Tonight” në Ora News, siç ndodh rrallë me intervistat e gjata televizive, vazhdon të krijojë rrathë mediatikë edhe dy ditë më pas.

Dje ishte ish-kryeministri Berisha, i cili iu referua emisionit të Tares duke kritikuar qëndrimin e Ramës dhe duke u kërkuar grave gazetare të mos pajtohen me kryeministrin dhe gjuhën e tij dhe të mbështesin kolegen.

Berisha u pyet nga gazetarët në dalje të Kuvendit, por në deklaratën e tij politike ai gjeti vend edhe për momentin në emisionin e së mërkurës kur kryeministri Rama e shfajësoi ‘mospërgatitjen’ sipas tij, të Tares me faktin se asaj i duhej të merrej me fëmijën e vogël.

Qëndrimin e Berishës e bën edhe më të papritur fakti se Ilva Tare nuk hyn te gazetarët e preferuar të tij nëse kujtojmë ‘bojkotin’ që ish-kryeministri i ka bërë prej kohësh emisionit të saj.

E kontaktuar nga gazeta Mapo, Tare nuk ka dashur ta komentojë as mbrojtjen dhe as ‘bojkotin’ e z. Berisha.

Por, ajo ka pranuar të bëjë publike, ekskluzivisht për Mapon, skicën e hartuar nga kryeministri Rama në një prej pushimeve publicitare.

Tare ka hedhur në faqen e saj në Facebook momentin kur kryeministri vizaton diçka në një fletë që ka siglën e emsisionit “Tonight”, por pamjet e kameras nuk lejojnë krijimin e një ideje të plotë të skicës.

Fotoja e skicës së kryeministrit që Tare i dha Mapos zbulon atë që Rama ka pikturuar dhe që ka lidhje me ngjarjet e ditës.

Pikërisht me protestën te Parku i Liqenit artificial. Konturet e një peme ‘hedhin rrënjë’ mbi grykën e një pistolete.

Gjasat janë që kryeministri të ketë patur në mendje pistoletën e deputetit demokrat Gent Strazimiri.

Ose më thellë ende, rrënjët që ka hedhur në psikikën e shqiptarit, jo pema, por arma.

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 501 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI: